Peceta higjenike prej fibrave të bananes në ndihmë të vajzave të varfëra
Elizabeth Scharpf shpenzoi një dekadë për të krijuar një pecetë higjenike me kosto të ulët, të prodhuar nga fibra e trungut të bananes, duke siguruar këto peceta të jetë ëkologjike dhe ekonomike në të njëjtën kohë e që t’u vinte në ndihmë vajzave dhe grave në Afrikë që nuk kanë mundësi t’i blejnë këto peceta të nevojshme të higjenës personale.
Për t’i bërë pads të lira për konumatoret gra në Afrikë, Elizabeth e kuptoi që do të duhej të krijonte një teknikë prodhimi që përdorte materiale të prodhuara në vend. Ajo mësoi se fibrat e bananes janë çuditërisht absorbuese e njëkohësisht miqësorer me natyrën. Gjithashtu pemët e bananeve janë të shumta e të kudondodhura në Ruandë.
Ajo krijoi një metodë për shndërrimin e fibrave të bananeve në një substancë me gëzof dhe thithëse që i ngjan pambukut. Ajo gjithashtu krijoi një metodë për vulosjen e gëzofit të fibrave të bananes në ‘jastëkë’ duke përdorur makineri të vjetëruar të prodhimit të letrës.
Keto peceta miqësore me mjedisin janë krijuar pa përdorimin e ujit dhe me shumë pak energji elektrike. Ajo ka krijuar dhe shpërndarë rreth 200,000 peceta higjenike për 10.000 vajza në Afrikën Lindore përmes kompanisë që ajo themeloi, Sustainable Health Enterprises.
Për të mësuar më shumë rreth Elizabeth dhe shtresave të saj me fibra banane, vizitoni faqen e Elizabeth në IG @shenterprises