Luksi i një pecete të higjenës personale
Reth e qark botës, miliona vajza e gra nuk kanë mundësinë financiare të blejnë peceta higjenike për vete apo për foshnjet e tyre. Ato detyrohen të përdorin një për më shumë se një ditë dhe vajzat që frekuentojnë shkollën detyrohen të mos frekuentojnë atë, përgjatë ditëve të menstruacioneve për shkak, të mungesës së pecetave të pastra.
Për Shqipërinë, paçka hulumtimeve të kryera, nuk gjendet asnjë studim i mirëfilltë me këtë temë por megjithatë statistikat thonë se: shpenzimet që i duhen një familjeje mesatare në muaj për të kryer një jetë dinjitoze, janë gati 50% më të larta sesa të ardhurat që ata marrin, kjo për 63% të familjeve shqiptare.
Afro 7 mijë lekë i nevojiten çdo personi për ushqime dhe afro 9 mijë lekë për shpenzime të tjera joushqimore, për të siguruar jetesën minimale, bazuar në kriteret shkencore të varfërisë absolute. Studimet tregojnë se minimumi jetik në Shqipëri është më i lartë se pensioni minimal, më i lartë se sa ndihma ekonomike, pagesat e paaftësisë dhe papunësisë.
Kjo bën të kuptohet e hamendësohet se blerja e pecetave higjenike për çdo muaj nga vajzat e gratë është një barrë shtesë për shpenzimet e një familje që mezi mbyll shpenzimet bazike mujore.
Çfarë propozojmë? Në studim të mirëfilltë lidhur me këtë temë e gjithashtu edukimin serioz që në ciklin parashkollor për higjenën vetjake dhe mësimin sesi mund të krijojmë në mënyrë artizanale pecetat e higjenës, në pamundësi për t’i blerë.