Për gjuetinë e palijshme të guackës së rrallë të Mesdheut
Të flasësh për turizmin do kohë, përgatitje e mbi të gjitha, profesionalizëm. Që të bësh turizëm duhet një shkak, arsye që të mund të të nxisë dhe frymëzojë për të marrë rrugën e vizituar aksh vend. Por nuk dua të flas për këtë! Dua të flas për atë pasuri kolosale që ka patur, vazhdon me dhimbje e vështirësi ta mbajë, dhe ndoshta edhe mund ta humbasë, nëse tregohemi humbameno, vendi ynë.
Pasurinë më të PAçMoHUAR të florës dhe faunës detare! Shoh nëpër rrjetet virtuale të instagramit e facebookut fotografi, reels apo story nga restorante me emër në bregdetit, kryeqytet, etj, ku VIP-a apo dhe shefa promovojnë pjatat me guacka apo peshk të gjallë të marinuar (Crudo) dhe në asnjë prej tyre nuk mungon Dateri, kjo guackë e rrallë por dhe kaq e shijshme e bregdetit mesdhetar. Kapja e tyre, në ndryshim nga midhjet është shumë e vështirë, sepse nëse midhjet vendosen në sipërfaqen e shkëmbenjve, daterit e gjejnë folenë dhe habitatin e tyre në brendësi dhe vrimat e shkëmbit. Mbledhja e tyre është pothuajse e pamundur.
Ndaj gjuhetarët e paligjshëm, për të siguruar daterit nëpër pjatat e restoranteve tona, shkatërrojnë gjithë barierën e koraleve, shkëmbinjtë gëlqerorë, dhe gjithë ekosistemin alga, peshq, molusqe, guacka. Si pasojë bregdetet do të shterpëzohen gjithnjë e më tepër, natyra do të vuajë, çmimet e produkteve të detit do shkojnë në qiell, e si rrjedhim Turizmi do të jetë ofertë vetëm për të pasurit, që notin do ta shijojnë nepër “infinity swiming pool” të vilave luksoze apo jahteve 200 metroshe. Dateri i detit është pasuri e natyrës!
Në ditën ndërkombëtare të turizmit ju bëj apel që këtë guackë me kaq vlera, kur ta shihni të shërbyer në restorant, ta REFUZONI, e nëse ky veprim përsëritet, ta abandononi dhe pse jo edhe ta denonconi nëse e shohin si burim fitimi në kurriz të NATYRËS! Nuk kemi shtëpi tjetër veç Tokës!Nuk do kemi më shkak të bëjnë apo shijojmë TURIZËM! P.S Qeveria jonë ka që prej viteve 2006, që e ka quajtur të paligjshëm kapjen e daterit. Shef Mondi Kikino ka qënë dhe është në vijë të parë të fushatës antimbledhje (peshkim) të kësaj guacke dhe ka ngritur dhe ngre zërin kundër konsumimit të tij.