Për një nga fshatrat e Bregut të Detit
Nga Joanna Kocani

Nga Joanna Kocani
Dhermiu është një nga fshatrat kodrinor të bregut me plotvirtyte natyrale si dhe me një histori të lashtë. Këto atribute janë të dukshme që nga strukturat ndërtimore deri tek disa prej praktikave jetësore të popullit vendor. Këtu, çdo shtëpi është ndërtuar qëllimisht me fytyrë nga deti dhe kuriz nga mali. I ndërtuar në këtë formë që nga fillimet e saja, fillimisht për qëllimeve mbrojtëse. Ndërsa sot, kushdo që çohet në mëngjes dhe del ne ballkon, mushkëritë mbushen me ajer te pastër dhe motivohesh per nje dite tejet aktive. Duket se qëllim në vetvete ka qenë edhe ky. Dhe motivim vendasit e përjetojnë! Sidomos ata qe jane banorë të përhershëm. Në këtë fshat këta të fundit vazhdojnë të çohen pa lindur ende dielli për t’u kujdesur për kopshtajet, për prodhimet e tyre bujqësore që të mos fishken nga thatësira e diellit veror e të sigurojnë një pjesë të dietës dimërore.

Edhe të moshuarit – thesar i pasurisë kulturore vendore – çohen që në mëngjes e lyejnë shkallët e brendshme të shtëpise me gëlqere për të ruajtur pastërtinë e ambjentit privat, sepse ashtu jane mësuar të bëjnë. Dhe mbasdite kur kane rënë në qetesi, të rinj e te vjetër, gëzohen kur shohin turistët kureshtar duke vëzhguar arkitekturen vendore gjatë shëtitjes nëper rrugicat e ngushta të kalldrëmta.
Ajri i paster, qielli blu me ndonje re tek-tuk te holluar e shtrire, dhe perëndime dielli fenomenale në det, të bëjnë të duash të kthehesh e rikthehesh vazhdimisht. Është një vend qe trillon një përvojë qetësuese për këdo që kërkon ta perjetoje jashtë normave turistike te themeluara gjate 15 vitet e fundit.
Si në çdo fshat bregdetar i Shqiperise, ku traditat vendore janë të gjalla dhe të vazhdueshme, sekreti i pushimeve ghithëpërfshirese dhe të këndshme janë pervoja lokale. Janë traditat vendore, si mbledhja e ullinjve ne tetor, peshkimi me zhytje ne pranverë, verë edhe vjeshtë, mbledhja e rushit dhe bërja e rakise edhe verës ne shtator, apo mbledhja dhe krasitja e limonave dhe portokajve – ato pak që kane ngelur – në fund te dimrit që përbëjnë karakterin e vendit dhe vlerat tradito-kulturore që ka.
Jane keto kultura lokale nga te cilat ne mund të mesojmë që duhen eksploruar, mbështur dhe mbrojtur. Deti është i bukur dhe bën për pushime te këndshme në verë, por ne fund te fundit kulturat vendore unike ne çdo cep te Shqiperise është themelore e trashëgimisë tonë kulturore. Duke stimuluar ekonomine lokale – duke blerë nga peshkatari qe gjuajti peshkun me grep apo blere sallatë nga baçja e gjyshes ose duke mbledhur fiq nga pema e kompshiut – ne ruajme, promovojmë përbërjen tonë kulturore. Duke kujtuar qe përgjegjesia ngelet tek ne si udhëtar e turistë kureshtar e të përgjegjshëm të sigurojmë që pasardhësit tanë të kenë mundësi te mësojnë, kuptojnë edhe përjetojnë kulturat e shumta që ka vendi ynë