… për një udhëheqje më të fisme!
Në prag fundjave, po i ndajmë me ju disa prej citimeve më të çmueshme mbi udhëheqjen, ndoshta si përmendje për ta kuptuar peshën e pamatë që ruajmë brenda vetës; të cilën jo rrallë herë edhe e ndrydhim prej frikës e pasigurisë.
Atëherë,
- Udhëheqja dhe të nxënit / të mësuarit janë të domosdoshme për njëra-tjetrën.
- Përpiqu të mos jesh veç “suksesi”. Ji Vlerë. Nuk humbet kurrë!
- Detyra ime nuk është të qenurit i shkujdesur me njerëzit. Përkundrazi, detyra ime është t’i gjejë njerëzit mendje-bukur; t’i shtyej e t’i mbështes nëpër sfida, derisa ata të behën edhe më të mirë nga sa e kanë imagjinuar vetën.
- Nëse shikojmë matanë hundës sonë, udhëheqësitë më të mirë janë ata që i fuqizojnë të tjerët.
- Arti i udhëheqjes është të thuash Jo, pra të mos thuash Po. Për fatin tonë jo të mirë, qenka tmerrësisht e lehtë ta lëshoh Po-në kudo!
- Supozojmë se udhëheqja dikur nënkuptonte muskuj! Sot ama udhëheqja është arti i të marrurit vesh me të tjerët.
- Është më mirë të drejtosh prej mbrapa dhe t’i vendosësh të tjerët para; veçanërisht kur festohen fitoret e ngjarjeve të këndshme e të jashtëzakonshme. Veçse kur para jush ekspozohet rreziku, ju vendosuni në frontin e parë. Atëherë njerëzit do ta vlerësojnë tjetërsojshëm udhëheqjen tuaj.
- Udhëheqja është art! Shpesh ju keni per t’ja besuar punën tuaj më të dëshirueshme një personi tjetër, që ka po aq dëshirë e pasion sa ju.
- Cilësia më superiore e udhëheqjes është integriteti
- Fitoje udhëheqjen tënde çdo ditë.
Nga Fjolla Spanca