Gjeneza e kapitalizmit modern
Pambuku është aq i kudogjendshëm dhe na e ka lehtësuar aq shumë jetesën por nga shumë pak njihet se ishte pikërisht ky produkt nga ku ka zanafillën kapitalizmi modern. Në vitet 1800, pambuku ishte malli kryesor i industrisë më të rëndësishme të prodhimit në botë. Prodhimi i fillit dhe pëlhurës së pambukut ishte në atë farë mase sa që mund të quhej edhe industria më e madhe që njerëzimi kish parë, thënë kjo edhe nga tregëtari anglez më famshëm i pambukut asokohe John Benjamin Smith.
Përfitimet e majme financiare prej kësaj sipërmarrje krijoi pa më të voglin hezitim: perandorinë e pambukut. Konkretisht, 1 në 65 persona ose 20 milion njerëz anekënd globit ishin të angazhuar në punë krahu në këtë industri e cila solli pasuri të madhe për prodhuesit dhe tregtarët evropianë dhe punësim të zymtë për qindra mijëra punëtorë në fabrikë, plantacione dhe punishte.
Në 1861, për Shtetet e Bashkuar të Amerikës kjo lloj industrie u bë shpejt industria bujqësore më e suksesshja parë ndonjëherë dhe pambuku u thye tashmë në flamurin e kapitalizmit global. Britania e Madhe, e gjeti veten të varur në mënyrë të frikshme nga ari i bardhë. Nga fundi i viteve 1850, pambuku importuar nga Shtetet e Bashkuara përbënte 77 % të 800 milion Paund në total të shpenzuara për këtë produkt në Angli .
Arsyeja pse Amerika arriti shumë shpejt në dominimin e tregut ishte e thjeshtë, Shtetet e Bashkuara më shumë se çdo vend tjetër kishte akses të tre impute thelbësorë për të qenë pionerë të kësaj industrie përpunimi: krahun e lirë të punës, token pjellore dhe para mjaftueshëm për të investuar.
The Economist, revista prestigjoze në një artikull për këtë temë shprehet kështu në vitin 1861: “Shtetet e Bashkuara janë në krye të industrisë botërore të pambukut sepse toka është jashtëzakonisht pjellore e plantacionet nuk kanë nevojë për investime të mëdha, krahu i punës praktikisht nuk kushton asgjë dhe kurrë nuk është në mungesë, rrjeti i zinxhirit merkanitilist është i mirëorganizuar për ta tregëtuar sa hap e mbyll sytë kudo këtë produkt”.
Burokrati i asokohe Herman Merivale shprehet se është ë se e dukshem se pasuria e Mançesterit dhe Liverpoolit është tillë për shkak të mundit, punës rraskapitëse dhe vuajtjes së popullsisë negro. Akumulimi i kapitalit në prodhimin e mallrave, sipas Merivale, ishte i domosdoshëm për zgjerimin ekonomik të qëndrave metropolitane dhe puna skllavëruese dhe e papaguar, ishte e nevojshme, e detyrueshme, kusht për të kthyer tokat e bollshme në prodhimtare.
Sakaq, pambuku u bë një mall aq i rëndësishëm sa poeti asokohe John Greenleaf Whittier e quajti atë “Hashashin e Perëndimit”, droga që po krijonte halucinacione të forta ëndrrash për zgjerime territoriale, plantacioneve të çmuara mbrojtur nga negrot, engjëjt ardhacakë. Skllavëria ishte në qendër të gjithë kësaj sipërmarrjeje të madhe të prodhimit që historia njerëzore ka parë
Zakonisht preferojmë të fshijmë realitetin e skllavërisë, shfrytëzimin çnjerëzor apo kolonializimet e likujdimet popullatës indigjene për t’iu rrëmbyer tokat. Kësisoj fillimet e kapitalizmit nuk ishin aspakt të fisme e të ndershme. Por nga ana tjetër, është e pamuhueshme roli që pati industria e pambukut për të hyrë kështu në një epokë tjetër të historisë botërore: kapitalizmit modern.