Përbërësit toksik në produktet e kozmetikës dhe kujdesit të lëkurës
Shumë studime kanë treguar se përbërësit e zakonshëm në produktet kozmetike janë të dëmshëm për shëndetin pasi shkaktojnë probleme shëndetësore (kancer, çrregullime hormonale, probleme me frymëmarrjen).
Parabenet janë një nga përbërësit më të zakonshëm që përdoren për të ruajtur produktet kozmetike. Ndikimi që kanë në shëndet shkakton probleme endokrine. Tregohuni të kujdesshëm që produktet të mos përmbajnë (Propylparaben, Butylparaben, Isobutylparaben, Methylparaben, Polyparaben).
Karboni i zi është pudër me pigment të zi që gjendet në eyeliner, rimel. Ndikimi që ka në shëndet janë dëmtim i funksionit të mushkërive dhe kancer. Tregohuni të kujdesshëm që produktet të mos përmbajnë (Carbon Black, D&C Black No. 2 ose CI 77266, Acetylene Black, Channel Black, Furnace Black, Lamp Black dhe Thermal Black).
Vazelina gjendet në locione dhe produkte për kujdesin e lëkurës pasi ka veti hidratuese. Ndikimi që ka në shëndet janë irritime të lëkurës. Tregohuni të kujdesshëm që produktet të mos përmbajnë (White Petroleum Soft Paraffin, Mineral Oil, Paraffin Oil, White Mineral Oil dhe Liquid Paraffin).
Aroma ose “fragrance” gjenden në shumicën e produkteve në treg duke nisur nga shampo deri te detergjenti i rrobave. Tregohuni të kujdesshëm që produktet të mos përmbajnë (Fragrance, Eau De Toilette, Perfume, Essential Oil Blend dhe Aroma).
Oxybenzone gjendet në kremrat mbrojtës ndaj diellit. Tregohuni të kujdesshëm që produktet të mos përmbajnë (Xybenzone dhe Benzophenone-3).
Phthalates gjenden në produktet kozmetike duke nisur nga locionet deri te manikyrët. Tregohuni të kujdesshëm që produktet të mos përmbajnë (Phthalate, DEP, DBP, DEHP dhe Fragrance).
Formaldehyde është gaz pa ngjyrë dhe me erë të fortë që përdoret në materialet e ndërtimit dhe produktet shtëpiake. Përdorimi i këtij kimikati në kozmetikë dhe ushqime për të zgjatur afatin e ruajtjes shkakton irritime të lëkurës dhe reaksione alergjike. Tregohuni të kujdesshëm që produktet të mos përmbajnë (DMDM Hydantoin, Imidazolidinyl Urea, Diazolidinyl Urea, Hydroxymethylglycinate, Quaternium-15, Bronopol, 5-Bromo-5-nitro-1 dhe 3-Dioxane).
Ethanolamines përdoren për shkumëzimin, pastrimin ose ruajtjen e produkteve. Tregohuni të kujdesshëm që produktet të mos përmbajnë (Cocamide DEA, DEA-Cetyl Phosphate, DEA Oleth-3 Phosphate, Lauramide DEA, Myristamide DEA, Oleamide DEA, TEA-Lauryl Sulfate, Triethanolamine).
1,4-Dioxane ose dioxane është një kimikat që gjendet në produkte si shampo, sapun i lëngshëm, detergjent, pastë dhëmbësh, bojë për flokët dhe deodorant. Tregohuni të kujdesshëm që produktet të mos përmbajnë (Sodium Laureth Sulfate, PEG dhe kimikate që përfundojnë me “eth” si Ceteareth dhe Oleth).
Butylated Hydroxytoluene (BHT) dhe Butylated Hydroxyanisole (BHA), përdoren për ruajtjen e produkteve të kujdesit personal dhe ushqimeve. Ndikimi që kanë në shëndet janë probleme endokrine dhe irritime në lëkurë. Tregohuni të kujdesshëm që produktet të mos përmbajnë BHT ose BHA.
Nga Aleksandra Stambolliu