Përdorimi i biçikletës ul ngrohjen globale

Biçikleta është një nga mënyrat më efektive të transportit nëse krahasohet me automjetet personale dhe transportin publik. Mirëmbajtja e saj kushton më pak, përdorimi i saj kursen lekët dhe është më e shëndetshme si për njerëzit që i vë në lëvizje dhe për mjedisin.
Trafiku nga automjetet dhe transporti brenda qytetit lëshon sasi të mëdha ndotje në atmosferë. 80% e monoksidit të karbonit në atmosferë vjen nga automjetet që punojnë me gaz dhe naftë. Ndërkohë biçikleta sjell zero ndotje.
Nëse përdorni një biçikletë të përdorur ulni gjurmën tuaj të karbonit sepse ripërdorni materialet ekzistuese. Ndërsa prodhimi i automjeteve të reja përdor metale që nxirren nga toka dhe mund të shkaktojnë shpyllëzime dhe ndotje të burimeve të ujit.
Biçikletat zënë më pak hapësirë sesa makinat veçanërisht për parkim. Më pak makina në qarkullim ul kërkesën për rrugë të reja dhe parkim. Shtimi i sipërfaqeve të shtruara rrit nxehtësinë. Më pak rrugë sjell më shumë hapësira të gjelbërta.