Ca punë lëruani klientëve
Qëllimi kryesor i udhëtimit në zonat rurale është për të kaluar kohën e lirë. Fermerët do të bënin mirë ta kuptonin këtë tendencë. Krijimi i aktiviteteve të kohës së lirë në ferma ka potencialin për të tërhequr dhe mbajtur vizitorët në zonat rurale. Sipërmarrjet e agroturizmit duhet të ofrojnë më shumë se ato që rriten në fermë.
Ushqimet speciale, si reçeli dhe marmelata, punimet artizanale të zonës, ushqyerja e kafshëve, pjesëmarrja në seminare dhe prezantime, që të gjitha bëjnë që shumë ferma agroturizmi të jenë destinacion për aktivitete dhe eksperienca, aq sa edhe një vend për të blerë ushqime të freskëta të kultivuara në fermë.
Është e rëndësishme t’i lejoni vizitorët që të përjetojnë një përvojë të përditshme të jetës tradicionale në një fshat apo fermë. Aktivitetet bujqësore ku turistët mund të përfshihen në përvoja praktike mund të përfshijnë:
• Vjeljen e kërpudhave, erëzave, frutave, ullinjve dhe rrushit, korrja dhe vënien e barit mullar; • Mbjelljen, plugimin, punët në serrë dhe fidanishte;
• Menaxhimin e blegtorisë, mjeljen, kullotjen e kopesë, qethjen, zhytjen në banjat me dezinfektues, bletarinë;
• Përpunimin e ushqimit, shtypjen e rrushit, shtypjen e ullirit, shoshitjen, bluarjen;
• Shëtitje dhe ekskursione, shëtitjet me udhërrëfyes në fermë dhe nëpër kultura të ndryshme bujqësore, shëtitjet me karrocë me kalë, ngarja e qerreve me sanë, tregu lokal.