Kozmetika natyrale
Shumica prej nesh e shohin shëndetin në kuptimin e një diete të ekuilibruar dhe ushtrimeve të rregullta. Sigurisht që këto gjëra janë shumë të rëndësishme, por çka mund te themi për produktet që po përdorim në trupat tanë? Lëkura jonë është organi ynë më i madh dhe përthith pothuajse gjithçka që vendosni mbi të.
Pa e ditur e kemi ekspozuar veten ndaj një game të gjerë kimikatesh të panevojshme. Ndaj nëse jeni duke ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme, zgjedhja e kujdesit në mënyrë natyrale të lëkurës duhet të jetë një përparësi. Këtu janë tre arsyet kryesore pse:
Më mirë për lëkurën tuaj
Kujdesi natyral i lëkurës bëhet me përbërës që plotësojnë të njëjtat standarde si ushqimi organik. Kjo do të thotë se nuk ka kimikate të ashpra kqë e dëmtojnë lëkurën. Shumë përbërës kimikë të përdorur në të vërtetë bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Lëkura juaj mund të duket më e ndritshme për disa javë, por në kohë të lërgët përbërësit sintetikë mund të shkaktojnë acarim të lëkurës dhe poret e bllokuara. Kur zgjidhni kujdes organik të lëkurës, ju jeni duke përdorur përbërës që punojnë në harmoni me trupin tuaj, duke lejuar që lëkura juaj të ekuilibrohet.
Më mirë për shëndetin tuaj
Shumë produkte konvencionale të kujdesit për lëkurën përmbajnë kimikate sintetike të dëmshme siç janë ftalatet, natriumi lauril sulfat dhe parabenet. Këta përbërës të njohur mund të shkaktojnë problem në sistemin imunitar, riprodhues dhe endokrin. Sa më shumë produkte që përdorni, përqendrimet më të larta toksike mund të futen dhe të grumbullohen në trupin tuaj duke shkaktuar probleme edhe shëndetësore.
Më mirë për mjedisin
Produktet organike të kujdesit të lëkurës formulohen me përbërës natyralë të rritur dhe prodhuar duke përdorur praktika të qëndrueshme. Meqenëse nuk ka kimikate të ashpra në këto produkte, ka shumë më pak toksina që rikthehen në tokë. Kur zgjidhni produkte organike të bukurisë jo vetëm që po bëni mrekulli për lëkurën tuaj dhe shëndetin e brendshëm, por gjithashtu keni bërë një ndikim pozitiv në mjedisin tonë.