“Përgjegjësisia Sociale e Korporatave” / Kjo gënjeshtër e ëmbël
Globalisht, rreth 200 milionë fëmijë janë të punësuar. 120 milion nga këta fëmijë punojnë në punë të rrezikshme për shëndetin e tyre dhe rreth 71 milion nga këta janë më pak se 10 vjeç.
Patjetër që një blerës i vrrullshëm nuk e mendon gjatë sesi një fustan prej 1.000 lekësh, prodhuar në Kinën e largët, është e mundur vetëm falë atë që ekonomistët e quajnë menaxhimi i zinxhirit të furnizimit të cilin multikompanitë globale kanë ditur t’ia vjelin frytet duke shfytëzuar krahun e lirë të punës gjetkë. Si pasojë kostot e prodhimit ulen ndjeshëm duke rritur kështu përparësitë e tyre konkuruese në treg.
Shpesh fill pasi janë zbuluar skandale në të cilat kompanitë globale janë përfshirë në shfrytëzimin e kapitalit njerëzor e fëmijet, ato kanë marrë masat në vetrregullimin e sjelljes së tyre, përmes inisiativës njohur edhe si ‘Përgjegjësisia Sociale e Korporatave’. Megjithatë kjo nuk i ka bërë ende plotësisht të përgjegjshëm për impaktin e aktivitetit të tyre në aspektin social përfshir atë ekonomik dhe mjedisor.
Pavarësisht gjithçkaje, ne, edhe paditur veshim e konsumojmë çdo ditë një pjesë lotësh të ëndërrta nga nga shpirti vragë i një individi mes dhjetra milionë fëmijsh, gra e burra, që nga Kina, Vietnami, Kamboxhia, Kenia, Turqia, gjithandej, ku padrejtësisht janë robëruar nëpër plantacione të tëra me kafe, kakao, pambuk apo fabrika tapetësh, lodrash e veshjesh.