Permakultura- Bujqësia në respekt të natyrës
Permakultura (permanent agriculture) është një term që u përdor për herë të parë rreth vitit 1975 e që shqipërohet “bujqësia e përhershme”. Ky lloj modeli i të bërit bujqësi i ka rrënjët tek filozofia e të punuarit në interes të natyrës dhe jo kundra saj. Më konkretisht, ky lloj modeli i bujqësisë kërkon që të trajtohen bimët e kafshët në kompleksitetit e funksionit të tyre e jo thjeshtë si një prej hallkave të zinxhirit të sistemit prodhues.
Për t’i marr një kuptim më të qarte, permakultura përcaktohet si ai i model i bujqësisë që bazohet në përkujdesjen e qasjen etike karshi tokës dke respektuar ciklin natyral të prodhimit. Pricipi i dytë ka të bëjë pasjen e vëmendjes tek njerëzit duke i dhënë akses atyre në burime ushqimore të mjaftueshme prej natyres. Principi i tretë lidhet me ndarjen e drejtë e të ndershme të prodhimeve e të mirave prej saj. Ky sistem e ka të domosdoshme respektimin e tre principeve përgjatë zinnxhirit të punës ku natyra përfshihet.
Por permakultura është edhe një stil na bën të sjellim në vëmendje sesi t’i përdorim me kujdes burimet tona natyrore, ushqimin, energjinë, strehën, nevojat tona materiale dhe ato jomateriale, duke na mësuar sesi mudn të kemi më shumë duke përdorur më pak.
Ne mund të jemi më produktivë e njëkohësisht me më pak përpjekje, duke duke marr më të mirën nga mjedisi e natyra për veten tonë, por duke menduar dhe për brezat që do të vijnë. Ky është thelbi i permakulturës – modelimi i një mënyre jetes enë mënyrë ekologjike – në familje, në fermë e kopshtaje, komunitete dhe biznese e sipërmarrje tregtare.
Vizioni i permakulturës është bashkëpunimi me natyrën, përkujdesja ndaj tokës dhe nevojave të njerëzve. Nuk është një dogmë, por një sistem i dizajnit ekologjik i cili na ndihmon të gjejmë zgjidhje për shumë probleme që has natyra prej praktikës së bujqësisë – si në nivel lokal ashtu edhe global, duke respektuar dhe u frymëzuar njëkohësisht nga vetë ekosistemi
Qëllimet dhe përparësitë e tij përkojnë me atë që shumë njerëz e shohin si kërkesat thelbësore për qëndrueshmërinë. Permakultura trajton mënyrën e rritjes së ushqimit, ndërtimin e shtëpive dhe krijimin e komuniteteve dhe minimizimin e ndikimit në mjedis në të njëjtën kohë. Parimet e tij janë duke u zhvilluar dhe rafinuar vazhdimisht nga njerëzit në të gjithë botën përshtatur kulturave të ndryshme.