Përsiatje mbi revolucionin bujqësor
Revolucioni i Gjelbër ose Revolucioni Bujqësor është tërësia e kërkimeve shkencore në 1960 për trasferimin e teknologjisë dhe adaptimin e teknikave të reja në prodhimin bujqësor në të gjithë botën. E gjithë praktika konsistonte në rrijtjen e prodhimtarisë së drithërave që përbënin një nga ushqimet bazë të njerëzimit.
Si Fondacioni Ford ashtu edhe Fondacioni Rockefeller u përfshin në zhvillimin e tij fillestar të këtij projekti në Meksikë dhe mbështetje të shkencëtarit Norman Borlaung i cili iu përvesh punës shkencore për prodhimin e nje varieteti misri e orizi destinuar të kishte prodhimtari dhe rendiment të lartë.
Më vonë në vitin 1970, Norman Borlaug u quajt edhe “Babai i Revolucionit të Gjelbër” e më pas i akordua Çmimi Nobel për Paqë në vitin 1970, duke e cilësuar arritjen e tij përmes “Revolucionit të Gjelbër’ një arritje nga ku miliona njerëz do t’i shpëtonin urisë së skajshme.
Në fakt, revolucioni bujqësor u realizua duke shfrytëzuar farat autoktone të ruajtur nga fermerët në mijëra vjet, me të cilat u krijuan farat e para të hibridizuara në mënyrë që të rritej varieteti i drithërave dhe përftohej rendiment i lartë prodhimi. Por këto ‘kokrra magjike’ nuk mund të funksiononin pa ‘pluhur magjik’ si plehrat sintetike dhe pesticidet.
Por revolucioni bujqësor nuk solli realisht zhdukjen e urisë siç premtoi. Madje prej vitit 1970 deri në vitin 1990 njerëzit e uritur në botë u shtuan me 61 milion. Kjo sepse fermerët e vegjël u varfëruar së tepërmi apo falimentuan. Vendin e tyre e zunë fermerët e mëdhenj dhe industria bujqësore. Ata që mbetën e varësojnë tashmë gjithë punën e tyre tek paketa e farave të blera, fertilizueset dhe pesticidet, duke qenë kështu klientë të përhershëm i agroindustrialistëve.