Përzierja bakteriale që shpërbën të gjitha llojet e plastikës pa lëshuar kimikate toksike
Poliloop u themelua në vitin 2018 në Hungari nga Liz Madaras bioinxhiniere dhe Krisztina Lévay inxhiniere kimike për të zgjidhur problemin e ndotjes nga mbetjet plastike.
Të frymëzuara nga dekompozimi i gjetheve, Liz dhe Krisztina nisën krijimin e një metode të degradimit të produkteve plastike. Përzierja e baktereve e njohur ndryshe si Poliloop shpërbën lloje të ndryshme të plastikës për 7 javë, pa trajtim ose përpunim paraprak kimik duke rritur efikasitetin dhe ulur kostot.
Çdo vit, prodhohen mbi 300 milion ton mbetje plastik nga të cilat 70% e plastikës mbetet në mjedis. Poliloop ofron një alternativë ndaj djegies së plastikës dhe ndotjes së mjedisit përmes zgjidhjes së qëndrueshme.
Nëse funksionon në një shkallë të gjerë do të ketë ndikim global sepse plastika shpërbëhet duke u rikthyer në mjedisin natyral dhe bëhet pjesë e riciklimit. Qëllimi i tyre është krijimi i një vendi të sigurt për jetën.
Nga Aleksandra Stambolliu