Pesë arsye për një xhiro në Fermën Sotira

Në respekt e në harmoni me natyrën e virgjër janë përshtatur të gjitha strukturat e fermës: të ulta, modeste e me materiale natyral. Mysafirët qëndrojnë në shtëpi prej druri dhe çdo shtepi ka hyrjen e saj të veçantë dhe nje oborr përpara, gjë që i bën ata të ndihen si në shtëpinë e tyre.
Ushqim tradicional e tejet cilësor me receta të thjeshta, me shijen e ushqimeve të dikurshme. Produktet e kuzhinës janë prej fermës, që nga nënkroduktet e bagëtive që kullosin të lira në mal, prodhime brumi nga gruri i fermës, perimet rriten nëpër kopshtet tona, frutat gjithashtu vijnë drejt e nga pemët dhe nga pyjet rrotul fermës.
Ferma ka një hapësirë natyrore prej 20 hektarësh e ofron mundësinë e aktiviteteve të ndryshme si ecje në shtigje mali, shitje të paqta në lëndina, pyje, kodra, lugina dhe malin e lart, atje ku ndodhen dhe stanet tona. Gjithashtu mund të merrni pjesë edhe në punët e fermës bashkë me fëmijët apo të gatuani me amvisat.
Ferma është nisur nga pasioni i dy të rinjve që lanë shtëpitë e tyre e që ia nisën nga zero për ndërtimin e fermës dhe familjes së tyre të vogël. Ata janë gjithnjë të gatshëm të ndajnë përvojën e tyre për të gjithë ata që duan të krijojnë një nismë si e tyrja.
Ndoshta jo të gjithë i pëlqejnë kuajt, megjithëse nuk besojmë të ketë njerëz të tillë, që nuk pëlqejnë një kafshë aq fisnike sa kali por ama e dimë me siguri që ata që i pëlqejnë lënë kokën pas tyre. Ndaj ferma ofron mundësin të kalëroni jo vetëm rreth e qark fermës tonë. Ne ofrojme guida të gjata nëpër pika të ndryshme të Kolonjës, deri lart në malet e Gramozit.
