Pesë arsye për një xhiro nga “Restorat Roshniku”
Restorant Roshniku gjendet në fshatin me të njëjtin emër, në hijen e malit Tomorr në Berat. Fshat i njohur për kultivimin e rrushit, fikut dhe gatimeve organike më të mirat nga kopshtajet e pemtaritë e zonës.
Vizitoni ndërtesat tradicionale të banorëve të Roshnikut përreth restorantit. Natyrisht do të ishit të mikpritur të zhbironit në skutat e qilarëve të restorantit për të parë zahiretë tona, vreshtat, pemëtoret. Mund të shihni amvisat tek gatuajnë e pse jo t’u jepni një dorë.
Tava me zogj fshati me perime, rosnicat, mishi i kecit, mishi i qengjit, lakroret me lakra te egra, pispilitë e qumështoret gatuhen në saç. Një proçes natyral i gatimit të avashtë që ruan në maksimum vlerat ushqyese të gatimeve.
Por ju mund të shijoni gjithashtu edhe ëmbëlsirat tona, fiqtë e famshëm të Roshnikut, reçelërat si askund tjetër me frutat e kultivuar nga vendarët.
Fshati dhe Restorant “Roshniku” ka gjithmonë diçka të veçantë për t’ju dhënë për çdo stinë të vitit. Mendoni në ditët e bukura të pranverës e verës jashtë në jeshillëkun e natyrës e në vjeshtën e vonë apo dimrin e thellë pranë zjarrit, teksa ju shijoni pjatat e mrekullueshme qe vijnë radhë.