Pesë arsye për të shijuar Vlorën tek Kantina Dukati

E vendosur mes vreshtave dhe pemëtores së fermës, Kantina Dukati ofron një pejsazh ngjyrash mbresëlënëse në kompozim me pamjen e mrekullueshme të detit, malit në brinjë dhe fushave përeth.
Vendosur mes arnajave të Dukatit, aty ku bashkohet rrymat e ajrit derdhur nga Llogaraja dhe ajo përçuar prej dallgëve nga Karaburuni, ky vend garanton qetësi shpirtërore të pashoq e çlodhje që mban gjatë.
Prej produkteve të rritura natyrshëm në fermë mund të shijohen gatime tradicionale të Labërisë gatuar me mjeshtëri nga një staf i dedikuar. Rikthimi për një drekë është i sigurt!
Mikpritja vlonjate është një nga vlerat e kësaj toke të kripur. Tek ne një klient konsiderohet mik e miku pritet e përcillet me takëme e ofiqe të traditës vlonjate dhe përkujdesjen e duhur.
Kantina Dukati ofron prej vreshtave të kulturave të ndryshme të rrushit një shumëllojshmëri prodhime verërash cilësore e që ofron alternativa shoqërimi me gatimeve e bollshme të fermës. Gjithashtu keni mundësinë që të shijoni verë nga varietete autoktone si vlosh dhe debinë e bardhë.