Pesë librat e Ioanës

Ioana është vetëm nëntë vjeç edhe ka lindur në Volos të Greqisë dhe është kthyer në moshën dy vjeçare por kjo nuk e ka penguar të flasë e shkruaj rrjedhshëm greqishten krahas shqipes. Asaj i pëlqen shumë të lexoj dhe librat nuk i ndan nga vetja. Lënda e saj e preferuar është matematika ndërsa lojën që ka përzemër është shahu që duket se e zhdërvjellëson e ndaj e pëlqen. Kohën e lirë ka qef ta kaloj me mami duke gatuar ushqime të shëndetshme dhe sot ajo na propozon pesë librat e saj të preferuar:
Gjyshi në kornizë i pëlqen se përcjell aq bukur dhembshurinë e ndërsjelltë mes nipit dhe gjyshit dhe lidhjen e veçantë që kanë mes tyre.
Përrallat e Andërsenit janë nga ato përralla që nuk mund t’i rezistoj dot edhe pse ngandonjëherë nuk kanë fund të lumtur, gjithmonë merret një mësim.
Vendi i Rrëfenjave ështënga ato libratë përralave klasike që të mbeten në mend gjatë.
Fairy Oak është një seri librash shumë interesantë me aventurat e dy binjakeve që nuk të bën ta heqësh nga dora.Vajza që donte të shpëtonte librat është një libër për një vajzë tjetër si unë që kish shumë qejf të lexonte me një histori për shpëtimin e librave nga një bibliotekë që do shkatërrohej