Pesë librat e mij / Vogëlushë që lexojnë
Shihet e udhës të promovojmë sa të mundemi leximin tek fëmijët. Ndoshta ata nuk do të kenë akses tek lajmet tona por kam bindjen se shumë nëna që ndjekin faqen tonë janë aq të devotshme në rritjen e fëmijëve në mënyrën më të mirë të mundshme duke përfshirë leximin si një prej metodave më të mira jo vetëm për zënien e kohës në mënyrë të dobishme por edhe për formësimin e tyre.
Kështu çdo javë ne do të kemi pesë propozime librash nga fëmijë anekënd vendit e Anna nga Vlora na propozon këto libra:
Poliana – sepse më mësoi “Lojën e Gëzimit” sepse sa herë që mërzitemi me diçka duhet të kujtohemi se kemi edhe gjëra e tjera të mira që kemi.
Çapaçuli – më bënte për të qeshur me aventurat e tij.
Vajza që donte të shpëtonte librat – Ana, personazhi i librit mendonte se pas leximit të librave, gjithë përsonazhet që njihej nga rrëfenjat, do të ktheheshin shoqe e shokë. Kështu më duket edhe mua e prandaj më pëlqeu shumë.
A di te fershellesh Johana – ky libër më pëlqeu shumë sepse si Johana edhe unë I dua shumë gjyshërit. Edhe pse ishte prekës dhe më bëri të qaj në fund, ky libër më mësoi edhe më tepër se duhët t’u fal shumë po shumë dashuri gjyshërve.
Këpucët jeshile që ngjallën zili – ky libër më forcoi më shumë idenë se ne fëmijët duhet të sillemi mirë e sjëllshëm me fëmijët e tjerë dhe nëse diçka nuk shkon mirë me ta, nuk duhet aspak të tallemi.