Pesë mënyra për të qenë një paraardhës i mirë për brezat e ardhshëm
Nga nismat e politikave të mira që fokusohen në ardhmërinë e brezave tek rëndësia e potencialit të njerëzve të zakonshëm për të bërë një ndryshim rrënjësor, këtu janë pesë mënyra për të vepruar tani në dobi të gjeneratave që do të vijnë:
#1. Luani rolin e dikujt nga e ardhmja
Lëvizja Dizajni i Ardhshëm i Japonisë e ka bazuar sipërtmarrjen e saj në rregullin ‘gjenerata e shtatë’ të praktikuar nga shumë grupe indigjene. Ky rregull angazhon që qytetarët të mblidhen për të diskutuar planet për të ardhmen, ku gjusma e grupit përfaqëson banorët e sotëm e gjysma tjetër veshin veshje ceremoniale dhe e imagjinojnë veten si banorë prej vitit 2060. Grupi i fundit tenton të avokojë për plane shumë më transformuese për të mirën e tyre.
#2. Votoni duke pasur ndërmend stërnipërit tuaj
Jemi duke jetuar epokën e frenetike në terma afatshkurtër, shkruan autori dhe filozofi Roman Krznaric në librin e tij “Paraardhësi i mirë“. Një mënyrë për të ndihmuar e kontribuar në një të ardhme më të mirë është mbështetja e politikave që kanë vizionin e projekteve publike domethënëse e me ndikim pozitiv e afatgjat. Ndërkohë, përvoja tregon se vendimet marë prej nismës së qytetarëve janë më të vyera se prej politikanëve miopë e të plogësht.
#3. Jini aktivistë të të drejtave për brezat që do vijnë
Gjithnjë e më shumë po shtohen rastet ku luftohet në emër të qytetarëve të së nesërmes. Organizata Our Children’s Trust ka ngritur një çështje kundër qeverisë amerikane në emër të 21 të rinjve për të drejtën ligjore për një klimë të sigurt për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.
#4. Mbështetni bizneset që kujdesen për tokën
Kompania e energjisë së rinovueshme Good Energy ka ftuar 12 deri në 17 vjeç për t’u bashkuar me bordin e saj quajtur Bordi i Mirë i së Ardhmes. Të përzgjedhurve u është kërkuar kontributi i tyre në krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme – duke përfshirë edhe tregimin e të rriturve se ku po gabojnë. Këto lloj biznesedh kërkojnë mbështetje në përzgjedhjen e produkteve apo shërbimeve të tyre.
#5. Zbuloni aftësitë e fshehura njerëzore
Hulumtimet tregojnë se njerëzit nuk janë vetëm mendimtarë afatshkurtër (termi i Krznaric përdorështë ‘rrëmbyesit e marshmallow-it’). Ne gjithashtu mund të jemi mendimtarë të devotshëm e vizionarë të së ardhmes nëse duam dhe vendosim në punë një pjesë të trurit në lobin frontal. Imagjinoni një fëmijë për të cilin kujdeseni në festën e 90-të të ditëlindjes, tek krenarisht kujton se ke bërë pjesën tënde për të ardhmen e sigurt të tij./PosiveNews