Si mund ta ndihmojë komunitetin një sipërmarrës
Nuk ka rëndësi nëse je dyqan i vogël poshtë pallatit apo degë e një kompanie të madhe me zyrat qendrore në Nju-Jork. Ekziston gjithmonë mundësia për t’i dhënë diçka komunitetit, dhe ne propozojmë pesë mënyrat e më poshtë:
Kontribuoni në ekonominë lokale
Vendosni të merrni furnizime dhe lëndë të parë nga shitësit vendës dhe bizneset lokale, për çdo shërbim a blerje të lidhur me biznesin. Blerjet dhe investimet tuaja do të kontribuojnë në ekonominë lokale e mund t’i nxitin edhe pronarët e bizneseve me të cilët ndërveproni, të bëhen pjesë e këtij rrjeti. Krijoni marrëdhënie të forta me gjithë aktorët e ekonomisë lokale, ndërsa zhvilloni e përmirësoni imazhin e kompaninë tuaj.
Promovoni bizneset lokale
Si pjesë e ekonomisë lokale, ju mund të merrni e t’i atribuoni vetes rolin e sipërmarrjes që promovon biznese të tjera lokale, përmes përpjekjeve të bashkëmarketingut ose thjesht përmes referimeve. Qëllimi është të krijohet një ndjenjë komuniteti dhe afrie ndërmjet sipërmarrësve dhe klientëve e banorëve të një komuniteti. Pavarësisht nëse punoni në teknologji, pasuri të paluajtshme ose shërbim ushqimi, ekzistojnë mënyra të ndryshme për t’u lidhur me komunitetin lokal përmes punës që bëni.
Sponsorizoni organizata jofitimprurëse në komunitet
Caktoni një kuotë modeste mujore apo tremujore për një organizatë jofitimprurëse, që merret apostafat me çështje të cilat i keni më për zemër.