Pijmë një kafe e të tregoj se ç’bëhet nga “Shtëpia me Limona”?
Erinda Skënderi ka marr inisiativën për të shënuar lapsat me një thënie tipike familjare. Sigurisht të gjitha thëniet janë në gjuhën shqipe e me idenë për ta sjell në modë të shkruajturin në gjuhën amtare ne vend të anglishtes.
Edhe pse me drojën se mos nuk e ka shkruar gramatikisht saktë ngase është larguar nga Shqipëria që prej moshës dhjetë vjeçare, Erinda na propozon pikërisht këtë mënyrë për të dhënë mesazhin e saj. Duket se shijojnë e lezetojnë më tepër prej së largu thëniet në shqip e që vijne në këtë formë kaq të veçantë.
Instagram: @oh.lulelule