PLANTastic Albania – një qoshk gjithë dashuri e përkushtim!
PLANTastic Albania është një nga ato faqetë që sapo i çel të duket sikur jeshilja e bimësisë dhe paqtimi i të bjellunave të jetës të rrok edhe ty, në të gjitha dimensionet. Faqja duket se është nismë relativisht e re, por me shumë shije e përpjekje dashurie! Lulet që vizatohen nëpër fotografi përcjellin ndjesi të përveçme … duket se mbrapa tyre qëndrojnë ca duar të buta, të lehta e të çiltërta!
Kur ju shkruaj për t’i pyetur rreth vazove që kanë ekspozuar, përgjigjet janë mahnitëse … kushdo që e ka nisur këtë art tingëllon bukur i/e informuar mbi jetën dhe kujdesin ndaj botës së luleve. Më shijon çdo germë që lexoj … mirësjellja është e admirueshme kurse gatishmëria për të ndihmuar po aq e dallueshme.
Gëzohem pafund kur kuptoj se faqja i përket dy grave … s’mund të ishte ndryshe! Një lulishte e djelltë! “Ne jemi në hapat e parë e me shumë andrra për të ardhmen … jemi dy vajza! Të dyja shumë të angazhuara përtej faqes, por pasioni për bimët na shtyu drejt kësaj rruge. Pasioni na shtyu me vjedhë pak kohë nga angazhimet e tjera mu për bimët! – ç’mrekulli! Dikush, në këtë kohë të pakohë, kujtohet të fali pak dritë e gëzim!
Në fund, vajza që shkruan më thotë: – e vlerësojmë shumë që u kujtove për ne.
Mjafton kjo frazë për të më nxitur drejt qjellnave! Me kaq pak kupton se ne mund të jemi shumë më të mirë sesa ç’ishim dje … mjafton një grusht mirësi, pak durim, mirëkuptim dhe përgjegjësi e dashuri!
PLANTastic është qoshk që rrezaton shpresë! Dashuruesit e bimëve tashmë kanë një adresë të përkyrer për dhurata jetëplotë!