Fëmijëve u vlen shumë baltosja e doçkave
Të mbjellurit e bimëve i jep njohuri fëmijëve jo vetëm për rëndësinë e natyrës e mjedisit në jetën tonë por gjithashtu mëson fëmijën të kuptoj ndikimin e veprimtarisë së vetë njeriut në natyrë. Fëmijët do të mësojnë se fluturat dhe bletët ndihmojnë një polenizimin apo sesa ujë dhe kohë kërkon bima për t’u rritur apo rëndësinë e vetë diellit. Në këtë mënyrë fëmijët rrisin vlerësimin ndaj natyrës.
Fëmijët që mbjellin perimet apo frutat e tyre janë më të prirur që t’i konsumojnë ato. Kjo ndoshta se fëmijët u gëzohen vjeljes së tyre e për ta është argëtim i veçantë ky moment. Ndoshta ato perime shijojnë më tepër nga kopshti i duarve të tyre.
Kopshtaria është një mundësi e mirë për fëmijët për të qëndruar aktiv në mënyrë të shëndëtshme. Ushtrimet fizike tek gërmojnë tokën jo vetëm japin fëmijëve një mundësi për të përftuar vitaminën D e ajër të pastër për mushkëritë.
Të mbjellësh me fëmijët është një përvojë e jashtëzakonshme për të kuptuar sesi funksionon natyra. Është një mësim praktik për fëmijën të shohin sesi një farë kthehet në një bimë të vogël të gjelbër e më pas në një bimë të madhe me fruta. Apo sesi një krimb rrëmbehet nga një zog. Fëmijët do të japin një kuptim stinëve madje të kuptojnë procesin e rritjes së një bime, vjeljes së fruteve të saj dhe më pas të shoh sesi ajo vyshket.