Pontus Törnqvis, studenti që lufton plastikën

Në kërkim për të gjetur një alternativë ndaj plastikës, studenti suedez Pontus Törnqvist nga Universiteti Lund krijoi “Potato Plastic”, një material biodegradues me përbërje niseshte patate dhe ujë. Materiali shpërbëhet 2 muaj pas përdorimit. “Potato Plastic” krijon produkte (lugë, thika) me bazë 100% bio. Përveç se përbëhet nga mbeturinat e patates është një material dhe alternativë më e qëndrueshme sesa plastika tradicionale. Ndotja e plastikës është një nga kërcënimet më të mëdha për mjedisin. Më shumë se 8 milion ton plastikë përfundon në oqeane çdo vit duke shkaktuar dëme të mëdha.
Misioni i “Potato Plastic” është ndalimi i përdorimit të plastikës tradicionale për produktet që përdoren vetëm një herë dhe janë të dëmshme. Çdo vit prodhohet 350 milion ton plastikë, 50% e saj është plastikë me një përdorim, 450 vite janë jetëgjatësia minimale e shumicës së plastikës.
Ekipi i “Potato Plastic” përbëhet nga Elin Tornblad, Hanna Johansson dhe themeluesi Pontus Törnqvist. Elin dhe Hanna punojnë me kohë të plotë për të luftuar ndotjen plastike, ofruar produkte më të mira dhe më të qëndrueshme.
Nga Aleksandra Stambolliu