Indigjenët mbeten gardianët e biodiversitetit
Kombet e Bashkuara e kanë pranuar me në fund nevojën për pjesëmarrje të komuniteteve indigjene në ruajtjen e biodiversitetit. Është e provuar tashmë se këta popuj janë gardianët më të mirë të vendbanimeve të tyre tradicionale, e për më tepër ekosistemit dhe biodiversitetit të këtyre territoreve të banuara prej tyre. Jetesa e tyre në ekuilibër të plotë me mjedisin që i rrethon është një prej provave më të forta shkencore se popujt indigjenë janë një mësim i mirë për një jetë kuptimplote dhe të qëndrueshme.
Edhe pse janë vetëm 6% e popullsisë globale, ata janë mbrojtësit e hershëm të 80% të biodiversitetit të mbetur në botë. Gjithashtu pothuajse 50% e natyrës në botë dhe rreth 40% e zonave natyrore të mbrojtura (përveç Antarktidës) kanë shpëtuar prej shkatërrimit e degradimit vetëm prej menaxhimit të qëndrueshëm e të kujdesshëm prej popujve indigjenë dhe komunitete lokale.
Në të njëjtën kohë, shumë komunitete indigjene, veçanërisht ato në rajone të izoluara vazhdojnë të përballen me kërcënime si shpërthime sëmundjesh, varfëri, padrejtësi mjedisore dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Disa popullata rurale madje mund të përballen me zhdukje: një studim i vitit 2016 të cilët u morën prej një decade me studimin e tetë grupeve indigjene që jetonin në zona të izoluara në Amerikën e Jugut , dolën në përfundim se dhvetëm një prej këtyre grueve po rritej e zhvillohej, ndërsa pjesa tjetër ishin të vegjël dhe në zhdukje.
Porse duket se nuk po ndodh vërtet pjesëmarrje e plotë dhe efektive e tyre në të gjitha nivelet. Nëse organizatat ndërkombëtare vendosin që të përfshijnë këtë popullsi vetëm në nivelin ndërkombëtar, do të jetë vetëm një pjesmarrje në letër. Ajo çka duhet bërë është pjesmarrja e tyre efektive në jo vetëm në bashkëvendmarrje në mënyrë direkte në politikat në nivelin kombëtar dhe në nivelin lokal.
Është koha të pranojmë rolin e popujve indigjenë për të njohur në realitet dhe jo veç në letra kontributin e tyre të vyer kundrejt shpetimit prej humbjes së biodiversitetit dhe ngrohjes globale – dhe kjo për të mirën e të gjithë ne banorëve të tokës.