Indigjenët më të shëndetshëm se perëndimorët
Megjithëse njerëzit në vendet e industrializuara ‘vuajnë’ prej dietave të pasura me yndyrë, ata kanë mundësinë të aksesojnë kujdesin modern mjekësor. Tjetër qasje kanë popujt indigjene sikur fisi Tsimane në Amazonë: ata kanë pak ose aspak qasje në kujdesin shëndetësor, por janë jashtëzakonisht fizikisht aktivë dhe konsumojnë një dietë me shumë fibra që përfshin perime, peshk dhe mish pa dhjamë.
‘Tsimane na ka siguruar një shembull të mirë mbi efektet potencialisht të dëmshme në shëndetin tonë të stilit modern të jetës sonë“, tha autori i studimit Andrei Irimia, një profesori i neuroshkencës dhe inxhinierisë biomjekësore në ‘USC Leonard Davis School of Gerontology’ dhe në universitetin ‘USC Viterbi School of Engineering’.
Në këtë studim morën pjesë 746 të rritur nga fisi Tsimane, mosha 40 deri 94 vjeç. Për të marrë skanime të trurit, ata siguruan transport për pjesëmarrësit nga fshatrat e tyre të largëta në Trinidad, Bolivi, qyteti më i afërt banimit të tyre. Një udhëtim ky dy ditor me lumë dhe rrugë. Ekipi përdori skanimet për të llogaritur vëllimet e trurit dhe më pas shqyrtoi lidhjen e tyre me moshën për banoët e fisit Tsimane. Më pas ata krahasuan këto rezultate me ato në tre popullata prej vendeve të industrializuara si Amerika dhe Evropa.
Shkencëtarët zbuluan se ndryshimi në vëllimet e trurit midis moshës së mesme dhe moshës së tretë është më i vogël tek banorët e fisit Tsimane sesa në popullatat perëndimore po me të njëjtën moshë. Kjo sugjeron që truri i Tsimane ka të ngjarë të përjetojë shumë më pak atrofi të trurit krahasuar me perëndimorët ndërsa ndodh proçesi i plakjes duke na dhënë mjaftueshëm të dhëna shkencore se stili i jetesës gati primitive e këtij fisi në Amazonë ndikon në plakjen e shëndetshme të kësaj popullsie krahasuar me stilin e jetesës së popullatave prej vendeve të industrializuara.