Prejardhja e emrit “Mirdita”
Rreth emrit të Mirditës, egzistojnë gojëdhëna të ndryshme. Një gojëdhënë tregohet kështu: Një baba kishte 5 djem. Erdhi koha që të ndahet pasuria. Në pamundësi që të ndahet në mënyrë të barabartë, i ati vendosi kështu: djalit të parë ia dha shoshën, djalit të dytë ia dha shalën, djalit të tretë ia shpatë. Ndërsa djalit të katërt ia dha hinkën, kurse të voglit ia la në sundim Oroshin.
Këtu shihet se vëllezërit Shala, Shoshi, Kuzhneni, Spaçi dhe Oroshi morën pasuritë e tyre nga i ati. Dy vëllezërit e parë u vendosën që të jetonin në Dukagjin, ndërsa tre të tjerët në Mirditën e sotme. Poashtu, legjenda trego se emri Mirditë rrodhi kështu: Qysh moti një mbret bënte luftë me armiqte e tij. Në ushtrinë e tij kishte edhe burra nga Mirdita. Kur erdhi koha që të sulmohej armiku, qëlloi ditë e premte.
Mirëpo, mbreti dëshiroi që të gjente një ditë tjetër për sulme ndaj armikut. Një kapedan mirditas shkoi dhe bisedoi me mbretin duke i thënë kështu: Të sulmojmë armikun në ditën e premte, sepse armiku do të jetë i papërgatitur. Atëherë mbreti e dëgjoi kapedanin. E sulmuan armikun. Ky i fundit aq shumë u dërrmua, saqë u dorëzua nga sulmet e mbretit. Pas fitores nga këto luftime, kjo u quajt “DITË E MIRË”.
Që nga ajo ditë, qyteti mori emrin MIRDITA.
Nga Argjira (Ari) Ukimeri – Ma.Sc. Pedagoge