Privilegji çështje statusi. Asgjë e re!
Kur punoja për British Red Cross në Angli, menaxherja ime më thotë në punë e sipër e duhet të isha e kujdesshme kur na vini dhurimet e veshjeve. Fustanet prej najloni ishin kategorikisht të ndaluara. Si kurioze e pandreqshme doja të dija se pse. Më gjegjet se shkak u bë fushata e një gazetareje nga platforma mediatike prestigjoze BBC, e cila për fat të keq, prej një fustani prej material najloni pësoi dëmtime të rënda e bija, nga djegja që pësoi fustani gjatë një feste.
Pas fushatës së gazetares, me ligj u ndalua përdorimi në veshje e këtij materiali dhe rrjedhimisht edhe shitja e saj, sipas menaxheres sime. S’do mend se zëri i një gzetareje do të ish aq i dëgjueshëm për veshët e institucioneve që fill morën vendimin se materiali i najlonit është i rrezikshëm e merr zjarr shpejt, kështu që duhet duhej të zhdukej na përdorimi për veshje fëmijësh. Po t’i kih ndodhur e njëjta histori një nëne, emigrante në atë vend apo një tjetër britanikeje të zkonshme? Sa do i ish dëgjuar zëri?
Padyshim se disa zëra janë të vobektë e disa të tjerë të fuqishëm porsi statusi prej nga burojnë më vjen ndërmed se edhe përqasja dhe efekti që kanë veprimet e secilit. Kështu gjithë mediat u shqyen në artikuj kur Larisa Waters ushqeu vajzën me gji gjatë një seance parlamentare, vendin ku ushtronte funksionin si deputete. Privilegji që i lejonte statusi për të sjell në vendin e punës të voglën e saj, patjetër që nuk e kanë të gjitha nënat që anekënd globit detyrohen t’i lënë të vegjël fare një kujdesin e të tjerëve, për të mbajtur një vend pune.
Shtypi shkroi për Larisën dhe sakrificën e një nëne që përpos detyrës do duhet të kujdeset dhe për foshnjen. Një mesazh me vend dhe i goditur e që padyshim ka rëndësinë e saj. Por milliona e miliona gra në mbarë botën u duhet të bejnë shumë herë më shumë sakrifica për për rritjen e fëmijëve dhe mbajtjen e punës, e shtëpisë. Andrrallat e përditshme që hasin gratë e zakonshme, pa privilegj është një çështje që na i mbyll sytë më së miri të gjithëve. Statusi i di këto punë!