Problemet e bujkut të vogël me tregun
Në rajonet me të ardhura të ulëta, bujqësia prej bujqërve të vegjël është burimi më i madh i të ardhurave, punës dhe sigurisë ushqimore për rreth 70% të familjeve. Megjithëse pjesa më e madhe e furnizimit me prodhime bujqësore në botë furnizohet nga ferma të vogla, prodhuesit dhe punëtorët e saj shpesh mbeten të lënë pas dore përsa i përket të drejtave që u përkasin dhe për shkak të përfitimeve të munguara prej mundit e sfilitjes së tyre.
Shpesh punojnë me orë të gjata e pa orar, të ekspozuar në nivele të larta të rrezikut apo janë pjesë e praktikave të padrejta tregtare dhe shpesh janë në pamundësi të shfrytëzojnë potencialet e tyre e rezulton se nga kjo përfitojnë vetëm kompanitë e mëdha. Sistemi i tregtimit është kompleks dhe kjo kategori e zinzhirit furnizues mbetet tejet e ekspozuar e të brishtë ndaj shumë problematikave që e bën pothuaj të pamundur lulëzimin e sipërmarrjes së tyre. Ja disa nga pengesat e tyre:
#1. Mungesa e infrastrukturs së tregut
Fermerët e vegjël shpesh janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të tregut nëse jetojnë e punojnë në rajone të varfëra e me infrastrukturë tregu më pak të zhvilluar. Ata shpesh nuk kanë qasje në informacion mbi çmimet e tregut, kërkesën, apo edhe kanalet alternative të tregetimit. Kjo tashmë i vë prodhuesit e vegjël në një pozitë disfavorizuese negocimi me blerësit, veçanërisht nëse ata po tregtojnë si prodhues të vegjël individualë me blerës më të mëdhen.
Brenda një sistemi tregtar të globalizuar ku kontratat dhe kushtet e shkruara janë të zakonshme, prodhuesit në shkallë të vogël mund të përballen me sfida reale në zbatimin e marrëveshjeve pasi mund të jenë mësuar me një kulturë tregtare bazuar në marrëveshjet verbale dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore. Në mungesë të kontratave me shkrim, blerësit mund të tërheqin kërkesën e tyre, duke i lënë prodhuesit një furnizim të pashitur e pa treg duke ulur vlerën e këtij malli.
#2. Rreziqet prej shpenzimeve dhe prodhimit
Prodhimi i ushqimit cilësor në sasi të mëdha mund të jetë i vështirë dhe i kushtueshëm për prodhuesit në shkallë të vogël. Përveç rreziqeve të zakonshme natyrore si të thatësirës, përmbytjeve, breshërit, sulmeve nga dëmtuesit dhe sëmund parazitare, shumë prodhues të vegjël kanë kosto shtesë prodhimi. Pavarësisht nëse investimi është në tokë, parandalues dëmtuesish, plehra, teknologji dhe sisteme bujqësore, këto kosto prodhimi rriten edhe për shkak të krizës klimatike, si rritja e mungesës së ujit dhe fatkeqësive të tjera natyrore. Ai ka një ndikim edhe më të fortë te prodhuesit e vegjël, pasi ata priren të kenë vëllime më të ulëta të prodhimit dhe marzhe më të ulta fitimi.
#3. Ndryshimi i çmimeve dhe tregu i paqëndrueshëm
Ndërsa kostot e prodhimit rriten nga faktorë të tjerë prodhuesit dhe bujqit në shkallë të vogël kanë presion shtesë nga një treg i paqëndrueshëm – produktet mund të kenë kërkesë dhe çmime të larta për njkë periudhë kohore, por pastaj kërksa dhe cmimet pësojnë rënie të paparashikuar. Këto luhatje ndikojnë përfundimisht në të ardhurat e prodhuesve të vegjël, qoftë për mirë apo për keq do të thotë një humbje e madhe për fermerët e bujqit e vegjël e sidomos ata që kanë këtë sipërmarrje të vetmen mënyrë të gjenerimit të të ardhurave.