Produktet që nuk duhen blerë fare apo që duhen konsumuar me karar për të mbrojtur mjedisin
Kafe me gota që nuk riciklohen
Shumica e gotave të kafesë janë plastike. Në vend që të blini një kafe të gatshme përgatiteni vetë në shtëpi pasi është shumë më e lirë dhe mund ta merrni me vete me anë të termuseve.
Qeskat plastike
Shumica e dyqaneve aplikojnë tarifë shtesë për qeskat plastike që të ulin përdorimin e tyre, në vend të tyre zgjidhni çanta që janë të riciklueshme.
Letrat për duar
Letrat për duar duken praktike për të pastruar ose fshirë por nëse ndaloni blerjen e tyre do të ruani pemët, do të ulni ndotjen dhe do të kurseni lekët. Përdorni peshqir në vend të tyre.
Produktet toksike për pastrim
Shumë produkte pastrimi janë toksike për shtëpinë dhe kushtojnë shumë. Mund të zgjidhni produkte natyrale si: uthulla, lëkurat e agrumeve, uji ose vajra esencial.
Uji në shishe plastike
Mund të investoni në një filtër uji dhe shishe që janë të riciklueshme.
Karburanti
Në vend që të merrni makinën dhe shpenzoni për karburantin, ecni në këmbë ose me biçikletë. Përveç se do ju bëj mirë për shëndetin do mbroni dhe mjedisin.
Ushqime të paketuara
Ushqimet e paketuara janë të mbështjella me plastikë dhe kushtojnë. Blini disa produkte dhe përgatiteni vetë ushqimin tuaj.
Libra të rinj
Sot kemi mundësinë që librat ti sigurojmë online, sigurisht që nuk e zëvendësojnë ndjesinë e librit real por ndihmojnë mjedisin.
Blerja e gjërave të panevojshme Stili i jetesës Minimalist ju ndihmon që të rrethoheni vetëm nga produktet që janë të nevojshme dhe që i përdorni duke ju kursyer nga faturat shtesë, rrëmuja dhe stresi.
Aleksandra Stambolliu