Protestohet për krizën klimatike. A vjen edhe ti sot?
Këtë te premte Organizata Friday’s for Future me qendër në Tiranë do të organizojë një proteste në Tiranë si një veprim urgjent ndaj ndryshimeve klimatike. Pranë zyrave të Eden Center mund të paraqiten prej orës 10:00-17:00, duke sjellë me vete kartonë të përdorur, bluza të vjetra a përdorur për aktivizme apo protesta të tjera, maska ku do të shkruhen parrullat e protestës.
Do t’u endosen në dispozicion një hapësirë dhe mjetet e posatshme për të punuar parrullat si për shembull bojra për pankartat dhe bojra shumëngjyrëshe për tekstile. Shqipëria është një prej vendeve më të prekura në Evropë nga ndryshimet klimatike e ndaj duhet reagim mbarëkombëtar.
Çështjet që do protestohet nesër janë si më poshtë:
-Valët e të nxehtit, moti ekstrem, përmbytjet, zjarret po dëmtojnë shëndetin e njerëzve dhe specieve të tjera me të cilat bashkëjetojmë;
– Avancimi i detit dhe erozioni po prekin, shkatërrojnë shtëpitë dhe bizneset tona;
– Pasojat negative po përparojnë shumë më shpejt se sa shkencëtarët e kishin parashikuar, e sidomos në Shqipëri;
– Ndërkaq, politikanët nuk e kanë pjesë të agjendës së tyre mjedisin dhe veprimin për ndryshimet klimatike, përkundrazi, projektet e zhvillimit vetëm sa po e përkeqësojnë situatën.
Të premten, ora 18:00 ftohen të gjithë qytetarët të bashkohen për të protestuar dhe kërkuar në mënyrë urgjente reagim për ndryshimet klimatike.