Disa arsye se pse duhet të respektojmë mjedisin dhe komunitetin
Mjedisi në të cilin jetojmë siguron burime për të përmbushur nevojat e njerëzve që janë thelbësore për shëndetin, jetën dhe mbijetesën. Mjedisi i shëndetshëm nxit jetesë të shëndetshme dhe të lumtur në komunitet. Hapësirat e gjelbëra në natyrë nxisin fëmijët që të jenë aktivë, mundësia për të eksploruar ekosistemet rrit dashurinë dhe kuriozitetin për natyrën.
Të rriturit gjithashtu përfitojnë nga natyra pasi mund të shijojnë paqen, bukurinë dhe larmishmërinë e saj. Të respektosh mjedisin lidhet direkt me mbrojtjen e komunitetit, pasi problemet mjedisore prekin të gjithë njerëzit. Ndryshimi i klimës që shkaktohet nga lëndët djegëse prek të gjitha vendet në botë.
Disa vende përjetojnë përmbytje ndërsa disa përjetojnë thatësirë dhe ndryshime në ekosistem. Sot gjithmonë e më shumë po theksohet rëndësia e parandalimit të ndryshimeve mjedisore ose ngadalësimi i progresit të tyre. Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës përbën kërcënim për shëndetin e njeriut dhe mjedisit.
Secili prej nesh ka mundësinë që të ofroj kontributin e vet, të ndryshoj sjelljet dhe të respektoj mjedisin. Pavarësisht se kërkon kohë, hapat e vegjël janë thelbësorë dhe sapo të kuptoni sesa i lehtë është secili, do të shikoni sesa shpejt mund të bëni një ndryshim pozitiv për mbrojtjen e mjedisit për familjen dhe planetin.
Nga Aleksandra Stambolliu