Pse kjo faqe
Përshëndetje lexues,
Gjatë gjithë kohës që punoja për ndërtimin e kësaj faqeje dhe botimin e revistës vrisja mendjen se a do të kishte interes kush për të lexuar mbi shqetësimet e fshatit, problemet e ekonomisë lokale, zanatet e harruara apo zhvillimin e qëndrueshëm.
Kjo pasiguri përçohej nga vetëdija se në ditët e sotme, kultura sesi na ofrohet të konsumojmë informacionin apo njohuritë na imponon në mënyrë të pashmangshme sjelljen, opinionet tona apo perceptimin e vlerave, prioriteteteve apo qëllimeve tona.
Megjithatë lëvizje të ndryshme në mbarë botën kanë treguar se dhe me hapa të vegjël, me pak njerëz që mendojnë njësoj mund të promovohet krijimi e një sistem ekonomik i cili ka në qëndër të vëmendjes individin, komunitetin dhe natyrën, ku të gjithë komponentët kanë përfitime të anasjellta nga bashkëjetesa e tyre harmonike e që unë e quaj pa drojë “Ekonomia për harmoni prej të vegjëlve”.
Ndaj kjo faqe është një përpjekje e vogël për të sjell në vëmendje rëndësinë e ekonomisë lokale, shëmbuj frymëzues prej sipërmarrësve komunitarë, qyetarë të devothëm e medjehapur. Përcellim ndjesitë për të bukurën e artit jokomercial, modës etike dhe krijimet artizanale vedase. Sjellim informacion dhe njohuri për permakulturën, biodiversitetit, konservimin e ruajtjen e natyrës, bujqësinë e jetesën e qëndrueshme për veten dhe brezat e ardhshëm.
Kjo inisiativë është edhe një ftesë për të gjithë ata që përqafojnë idenë, mendësinë e vizionin e rreshtave të kësaj reviste për t’u bërë bashkë për të sjell narrativë për ato tema që nuk janë aq në modë ditët e sotme.
Mbi të gjitha kjo faqe është gatuar me shumë dashuri e pasion!
Marcela Tringaj
“Kurrë mos dyshoni se një grup i vogël qytetarësh të devotshëm e mendjehapur mund të ndryshojnë botën.
Në fakt ata janë të vetmit që mund ta bëjnë!”
Margaret Mead
