Ndryshoni botën me llojit të lajmeve që ndiqni
Anekënd botës lajmet negative po shkaktojnë një dëm social të papreçedentë. Por gazetaria mund të ndryshojë botën dhe konsumatorët e lajmeve kanë fuqinë për të ndihmuar në realizimin e kësaj, thotë Jodie Jackson. Këtu, ajo ndan historinë e saj se si arriti të kuptojë ndikimin e lajmit dhe krijoi një marrëdhënie më të shëndetshme me të.
Jo shumë kohë pasi fëmija im i parë, Ariana, lindi vitin e kaluar, vjehrra ime, Eva, më tha se ishte e shqetësuar për botën në të cilën Ariana do të rritet. “Sot është shumë më e rrezikshme sesa kur isha e re “, -shprehet ajo.
Eva lindi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Që atëherë, në nivel global, ne jemi zhvilluar sikur kurrë më parë, shëndeti na është përmirësuar, teknologjia na ka ndryshuar jetët, ka një shkallë më të ulët konfliktesh, më pak vrasje dhe një ulje të niveleve të përgjithshme të krimit. Pra, pse Eva do të mendonte se bota është më e rrezikshme tani sesa 70 vjet më parë?
Gjatë shtatë viteve të fundit, unë kam studiuar ndikimin psikologjik që lajmi ka tek njerëzit. Kam parë sesi ndikon tek ne mendërisht dhe shoqërisht, si i formëson opinionet tona për gjendjen e botës dhe si ndikon në mënyrën se si ne e shohim veten dhe njerëzit e tjerë.
Besimi që kish Eva se bota është më e rrezikshme se dikur qëndron në perceptimin e saj. Dhe se ky është një perceptim i krijuar jo nga përvoja, por nga lajmet që në fund të fundit nuk janë të rreme. Sepse, nëse i kërkoj asaj të mendojë rreptësisht për përvojën e saj, ajo do të pajtohej që gjërat në përgjithësi janë përmirësuar. Besimi i saj se gjërat janë përkeqësuar Eva e ka bazuar gjerësisht në lajmet që sheh e dëgjon.
Përpjekjet e mia për të kuptuar se si ndikojnë lajmet tek ne filluan kur kisha arritur një pikë ku nuk mund të duroja të dëgjoja një lajm tjetër. Unë do të ndërroja stacionet radios ose televizorit sapo dëgjoja spikeren të fliste. Disa njerëz thanë se shmangia ime nga lajmet ishte naive, e dobët ose ekstreme.
Në fillim, kjo më bëri të ndiej se ndoshta nuk isha aq e fortë sa ta shihja botën në të gjithë ekzistencën e saj të shëmtuar. Por në fakt, përvoja ime e botës është se është një vend i mrekullueshëm dhe kompleks, i mbushur me aventura, imagjinatë dhe mirësi, si dhe mizori, vuajtje dhe padrejtësi. Unë refuzova të lejoj që panorama e ngushtë, selektive që po më jepte lajmi, të përcaktonte, për mua, se si është jeta.
Fillova të gërmoj më thellë, duke bërë pyetje të tilla si: pse lajmet negative janë kaq të përhapura? Pse gazetarët përqendrohen kaq shumë në lajme me keqbërje e keqbërësa? Media krijon apo pasqyron opinionet? A raportojnë mediat lajme që janë në interesin real të publikut apo në interes të suksesit të saj komercial?

“Kisha arritur në një pikë ku nuk mund të duroja të dëgjoja një lajm tjetër!”
Ajo që kasha zbuluar ishte se organizatat e lajmeve janë mbrojtëse agresive në atë që bëjnë. Nëse do të vija në dyshim integritetin e medias, do të kundërshtohesha ashpër nga parimet fisnike që e drejtojnë atë. Porse idea se problemet shfaqen në errësirë e veniten në dritën e ditës më bën të gjykoj se është përgjegjësi e gazetarëve për t’i vënë këto shqetësime në axhendën publike.
Por shumica e mediave raportojnë çfarëdo historie që do të gjenerojnë fitim, të qeverisur nga objektivat e angazhimit të audiencës dhe shtrirja e reklamave. Gazetaria e sotme po na dëmton psikologjikisht shoqërishe tone. Ky lloj raportimi i çekuilibruar po na jep një kuptim të çekuilibruar të botës, duke na bërë të besojmë se është më keq sesa është në të vërtetë.
Ky pesimizëm ka pasoja që shtrihen në politikë, ku udhëheqësit mund të shfrytëzojnë frikën teksa na premtojnë ditë më të mira. Për shembull, në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, 81 përqind e mbështetësve të Trump besuan se jeta është përkeqësuar në 50 vitet e fundit. Nëse i referohemi dëshmive dhe jo lajmet, mund të shohim se në përgjithësi, amerikanët sot kanë një avantazh krahasues përsa i përket sëmundjeve, aksidenteve, ushqyerjes, kujdesit mjekësor dhe jetëgjatësisë.
Fokusimi i medias në atë që po shkon keq nuk ishte gjithmonë qëllimi i lajmit. Walter Lippmann, një nga gazetarët më me ndikim të shekullit të 20 -të, e përkufizoi lajmin si “publikimi i informacionit të ri dhe të dukshëm në mënyrë që të angazhojë dhe informojë qytetarët në një mënyrë që i fuqizon ata që të jenë në gjendje të veprojnë sipas informacionit të paraqitur“. Instituti Amerikan i Shtypit ka një mendim më të thjeshtë: qëllimi i lajmit është ‘të fuqizojë të informuarit’. Nuk ka asgjë në asnjë përkufizim që do të shprehet se negativiteti duhet të mbizotërojë.
Ndërsa studioja psikologjinë, kuptova se problemi me këtë çekuilibër është se mënyra se si përpunohet informacioni në mendjet tona do të thotë që një rrëfim mediatik mund të bëhet ekuivalent me përvojën personale. ‘Ushqimi’ prej mediave mund të formojnë kujtimet, njohuritë dhe besimet tona, ashtu siç bëjnë përvojat e tjera në jetën tonë.
Është dëshmuar mirë se sa më shumë të mbulohet një temë në lajme, aq më e rëndësishme konsiderohet të jetë nga publiku. Por lajmet nuk na tregojnë thjesht se për çfarë të mendojmë, por gjithashtu na tregon se si të mendojmë për çështjen, përmes mënyrës në të cilën është përshtatur informacioni. Duke raportuar kryesisht me një fokus negativ, ky rrëfim, dhe jo vetë realiteti, mund të bëhet opinion publik.
“Çka na ushqehet prej mediave mund ndikojnë në formimin e kujtimeve tona, njohurive dhe besimeve, ashtu sikur përvojat e tjera në jetën tone”.
Pasi e kuptova problemin me paragjykimin negativ në na përçojnë lajmet, dola në përfundimin se çfarë do të duhej për të më mbajtur veten të informuar në një mënyrë tësshëndetshme.
Atëherë zbulova konceptin e lajmeve të fokusuara në zgjidhje.
Duke zgjeruar fokusin tim në media, unë u frymëzova nga nismat, ato lajme për të cilat ofroheshte një zgjidhje e të cilat po trajtojnë në mënyrë krijuese problemet për të cilat jemi aq të informuar. Kjo më ndihmoi të ndihesha më e lidhur me lajmet dhe, më e rëndësishmja, më e lidhur me shoqërinë dhe potencialin tim brenda tij.
Ajo që filloi si ankthi i lindur nga dëgjimi i kaq shumë historive të dhunës, terrorit, fatkeqësive, vrasjeve dhe korrupsionit, ishte shndërruar në diçka tjetër. Nga njëra anë, u ndjeva e frymëzuar, e fuqizuar duke mësuar rreth zgjidhjeve. Nga ana tjetër, ndjeva zemërim ndaj organizatave të lajmeve që më kishin dhënë një pamje të rreme, jo të plotë të realitetit. Hipokrizia më dukej absurde; organizatat e lajmeve që krenohen me panoramën e sëmundjeve të botës kanë lejuar që ndikimi i tyre dëmtues psikologjik në shoqëri sepse pak bëhet për të treguar gjithë arritjet të vogla a të mëdha qofshin në këtë fushë.
Pra, kush i mban mediat përgjegjëse? Ndoshta, në fund të fundit, varet nga ne si konsumatorë. Është koha që ne të fillojmë të bëjmë zgjedhje rreth mediave që konsumojmë e transmetojnë lajme që ndikojnë pozitivisht në mirëqenien tonë dhe të botës në përgjithësi.
Shpresa ime për Arianën është që ajo, dhe brezi i saj të rriten me një vetëdije të re se si ndikojnë lajmet në jetën e tyre. Ata do të formojnë aftësinë për të zgjedhur ç’lajme dhe ç’media do të konsumojnë duke u bërë të vetëdijshëm për problemet me të cilat përballet bota, por të angazhuar me të gjitha mundësitë për ndryshim. Kjo do të ushqejë akoma më shumë përparim, dhe Ariana do të shikojë prapa dhe do të thotë se bota mund të jetë e trazuar por është një e mrekullueshme teksa i gëzohemi jetës dhe dëshirës për të ndryshuar.
Nga Jodie Jackson, autore e librit “Ti je ajo që lexon: Pse ndryshimi i dietës suaj mediatike mund të ndryshojë botën”
Përshtati: Marcela Tringaj