Publikohet libri ‘Ushqim, histori dhe njohuri mbi trashëgiminë gastronomike shqiptare’ nga Dhurata Thanasi
Pas një pune dy vjeçare, të mbështetur nga FAO dhe Sloë Food International, Dhurata Thanasi Daneri publikon së fundmi librin e parë “Ushqim, histori dhe njohuri mbi trashëgiminë gastronomike shqiptare”.
Pas Kenya-s dhe Meksikës, Shqipëria del me nje botim të sajin, ku 57 produkte autoktone janë identifikuar, skeduar, u është dhënë treguesi gjeografik, karakteristikat dhe vlerësimi organoleptik, historia agronomike, mënyrat e gatimit etj.
Po ashtu, për secilin produkt (bujqësor, blegroral apo të përpunuar) janë dhënë shkalla e rrezikut apo kërcënimit të zhdukjes (nëse sëbashku nuk do bëjnë të pamundurën për ti ruajtur si sytë e ballit).
Dhuratës i është dashur gati 2 vite punë për ta sjellë këtë punë në dritë dhe kjo gjë nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse rrjeti i anëtarëve të Sloë Food në Shqipëri nuk do të kishin dhënë kontributin e tyre apo djetra agronomë, veterinerë, bujq, profesorë të mitë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.