Punime me dru ulliri nga Eda
Eda ka krijuar prej kohësh faqen “Olive Wood Handicraft EDA”, nga e cila mund të promovojë gjithë krijimet e saj të realizuara me dru ulliri të rritur në Mesdhe. Këto krijime janë estetikisht të bukura dhe tërheqëse, për shkak të vijëzimeve natyrore të shumë formave dhe të të gjitha tonaliteteve të ngjyrës kafe që natyra i ka dhënë këtij druri.
Druri i ullirit do qindra e mijëra vjet të rritet. Një proces që ndodh natyrshëm nëpër plantacione. Por artizanëve u duhet një kohë e gjatë stazhonimi dhe tharjeje, në mënyrë që të sjellin një produkt final, i cili i reziston deformimit nga koha dhe përdorimi i shumtë. Mund të bëni tuajat gjithfarë objektesh të gdhendura mjeshtërisht prej Edës, që nga enët e kuzhinës, orendi të tjera zbukuruese e deri te varëset, byzylykët, vathët dhe objekte të tjera të përdorimit personal.
E gjeni në Instagram: olivewood_handcraft_eda