Qershia e zezë e Luznisë
Po afrohet stina e qershive dhe disa dije është mirë ti ndajmë mes nesh. A e dini që një prej varieteteve më stoike të qershive, do ta quaja unë, rritet në qarkun e Peshkopisë? Quhet Qershia e zezë e Luznisë.
Është kultivar që arrihet vonë, diku nga qershori, dhe është pemë që kërkon terrene paksa të ftohtë dhe me lartësi mbi nivelin e detit. Shumica e shqiptarëve nuk e njohin. Ashtu siç deri shumë vite më parë nuk njihnin dhe qytetet, fshatrat e vendit të tyre. Unë po ja u dëftoj tani njohuritë mbi këtë kultuvar, meqë jemi pak para sezonit, e kur tregu pas ca ditësh do mbushet plot me qershi të bukura e simetrike në formë, se cilat janë qershitë e Luznisë.
Së bashku me varietetet Burlat dhe Summit, kjo qershi përbën një pjesë të madhe të prodhimit të qershisë në zonë dhe kryesisht përdorej si frut për tavolinë ose për të bërë reçel dhe komposto. Së bashku me varietetet Burlat dhe Summit, kjo qershi përbën një pjesë të madhe të prodhimit të qershisë në zonë dhe kryesisht përsoret si frut për tavolinë ose për të bërë reçel dhe komposto.
Kërkohini në tregjet ku psonisni! Nëse tregtarët apo shitësit nuk knë dijeni për to, thjesht ndani informacion. Jam e bindur që ndoshta jo të gjithë, por shumë prej tyre do ta kërkojnë në Peshkopi dhe kështu dalëngadalë mund të keni shpresë që ta kemi në tregjet e Tiranës tani që Rruga e Arbërit do na lidhë me këtë krahinë kaq të begatë në kulturë historike dhe kulinare siç është Dibra.
E si rrjedhojë kjo kërkesa jonë si konsumatorë do nxitë bujqit dhe fermerët për ta mbjellë më shumë. A e dini që dibranët festojnë dhe festën e qershisë në qershor? Ndoshta do kemi fatin ta shijojmë vit! Unë njoh dy dibranë që ruajnë këtë trashëgimi agronomike të zonës së Dibrës, fermerin Veip Salkurti dhe Dashe Zerja nga Agro Zerja e cilët e përpunojnë qershinë e zezë të Luznisë në lëngje dhe komposto.
Marr nga Luga e Argjendtë