Qilimat nuk dalin kurrë nga moda
Zana bashkë me Lilin, Manushqen dhe Dhuratën punojnë qilimat tradicional prej më shumë se 24 vitesh, në Elbasan. Ato marrin porosi nga gjithë Shqipëria dhe gjithmonë janë kujdesur që veçse të sjellin traditën në mënyrën dhe teknikën e përdorur për realizimin e tyre, njëkohësisht t’u përshtaten në dizenjo risive bashkohore. Porositë i marrin prej ngado. Njerëzit u janë rikthyer tradites dhe kjo i bën më të motivuara këto gra të vazhdojnë të punojnë me dashuri e pasion.
Gjithë puna kryhet në tre vegje të vjetra të cilat u ndryshon disi teknikat e vegjeve të përdorura nga artizanet në Krujë apo në pjesën veriore të vendit. Ndryshimi qëndron në faktin se fijet e tendosura në vegjë nuk rrihet nga sfurku siç ndodh zakonisht por nga shpata apo tefeja. Qilimat dalin të plotë dhe të trashë pavarësisht se fija përdoret e hollë. Kjo sepse punohet dysh. Ngjyrosja e fijes bëhet në mënyrë artizanale dhe lënda e parë merret gjithmonë në vend. Këshillohet vetëm larja me ujë e sapun e qilimit dhe për fatlumët në bregdet, ujë me kripë.