‘Qilimi Shqiptar’ i Shirokës për një çmim prestigjoz europian në arkitekturë
Sheshi i Shirokës në Shkodër është emëruar si një nga kandidatët për çmimin prestigjoz të arkitekturës të BE-së Mie Van de Rohes. I quajtur “Qilimi Shqiptar” për shkak të konceptimit kompozimit të pamjes së sheshit me motive tradicionale të një qilimi, projekt i cili sjell transformimit e bregut të liqenit të Shkodrës.
Sheshi pas rënies së komunizmit ishte zaptuar me ndërtime pa leje dhe tashmë ky shesh është transformuar katërcipërsiht. Sheshi është konceptuar si një Odë, dhomë ku priteshin e gostiteshin miqtë e me këtë koncept janë vendosur dhe stolat, që të ofrojnë një pamje nga liqeni. Sheshi është konceptuar për lojrat e fëmijëve, shëtitje, piknik, anfiteatër dhe një hapësirë dedikuar peshkatarëve. Një pjesë e sheshit është idedikuar e plaifikuar për t’u kthyer në teatër të inprovizuar.
Shiroka prej shekujsh kanë jetuar me liqenin dhe peshkimin dhe prishja e ndërtimeve pa leje dhe rindërtimi i këtij sheshi, u jep padiskutim një tjetër mundësi banorëve: ndjesinë e përkatësisë, mundësimë për t’u relaksuar dhe kaluar kohë të lirë pranë liqenit dhe takuar njëri-tjetrin më shpesh e patjetër tek kundroe peshkatarët tek kthehen me barkat e tyre nga gjuetia.