Raca autoktone e dhenve në Shqipëri
Racat lokale të dhenve (autoktone) përbëjnë afërsisht 40% të popullatës së dhenve. Ato
shërbejmë për dy qëllime: për qumësht dhe mish dhe i përshtaten mirë mjedisit dhe
kushteve të vështira të rritjes. Mbarështimi i dhenve është një traditë e gjatë në Shqipëri.
Struktura racore e dhenve të veriut (në Alpe) dhe e rajonit verilindor spikat për pasurinë
e madhe racore me diversitetin më të pasur biologjik në zhvillimin e blegtorisë. Kjo
pasuri e germoplazmës indigjene kërkon pasion, vlerësim, ruajtje dhe shfrytëzim të
vlerave për zhvillimin e agroturizmit në zonat alpine të vendit tonë.
Statusi aktual i
katër racave kryesore të rëndësishme natyrore vendase “Bardhoka”, “Ruda” “Syska
e Matit” “Recka” është i parrezikuar. Fermeri i përdor këto raca vendase për prodhim
tregtar. Këto katër raca dhensh prodhojnë së bashku rreth 45% të sasisë së qumështit
të deles dhe rreth 35% të sasisë së prodhimit të mishit prej ripërtypësve të vegjël.
Një nga racat më të spikatura të mbarështuara në vendin tonë për prodhimin e
qumështit, mishit e leshit është raca autoktone “Bardhoke” e cila është e përhapur
kryesisht në pjesën veriperëndimore të vendit dhe konkretisht në Alpe, në Tropojë, Has,
Pukë, Malësinë e Madhe, Shkodër, Mirditë, Lezhë etj. Sipas Katalogut të Burimet Gjenetike
Shtazore të Fermës në Shqipëri, ne fermat e vendit gjenden 7 raca të dhenve.