Raporti i Europol: vaji i ullirit me ngjyryes artificial në Shqipëri
Europol është agjencia e zbatimit të ligjit në Bashkimin Evropian me qëllimin e ruajtjes së sigurisë dhe mirëqënies së qytetarëve të saj. Së fundmi Europol ka publikuar të dhënat e operacionit të tij më të fundit, nën emrin OPSON IX në lidhje me sigurinë ushqimore. KKy raort treon astet e shkeljeve në lidhje me sigurinë ushqimore e cila mbetet në nivelet më të larta, të ngjashme me vitet e mëparshme, por rastet e falsifikimit të dokumentave të origjinës së produkteve ushqimore janë sidomos në rritje.
Sipas këtij raporti, një total prej rreth 149 ton vaj gatimi u kapën si rezultat i aksionit të drejtuar nga Greqia. Rreth 88 tonë nga konfiskimet ishin vaj ulliri dhe u raportuan nga Shqipëria, Kroacia, Franca, Greqia, Italia, Jordania, Lituania, Portugalia dhe Spanja.
Në Itali, gjatë një kontrolli në një kompani që prodhonte vaj ulliri, inspektorët gjetën një tepricë të produktit, origjina e huaj e të cilit ishte e panjohur dhe nuk ishte regjistruar në dokumentet zyrtare të kompanisë, kështu që u kapën më shumë se 66 ton vaj ulliri.
Pas bllokimit të parë në Greqi, kontrollet vazhduan, dhe Europol, ka zbuluar raste të vajit të ullirit të ngjyrosur me ngjyrë artificiale si dhe me origjinë të panjohur (shtuar me ngjyra kimike në mënyrë që të duket si vaj ulliri), i cili u paraqit në treg si vaj ulliri ekstra i virgjër që vjen nga zonat e famshme greke.
Gjatë këtj operacioni, tre persona u arrestuan dhe gjithashtu u sekuestruan 565 litra dhe 110 enë plastike vaj ulliri të falsifikuar, gjatë kontrolleve të kryera nga Policia Greke në tregun e brendshëm. Kontejnerët kishin etiketa me mungesën e treguesve të detyrueshëm të prodhuesve të veçantë dhe karakteristikave të tjera të produktit që përmbante, i cili u paraqit si vaj ulliri ekstra i virgjër.
Nga analiza kimike e mostrave u zbulua se vaji nuk ishte vaj ulliri por vaj me ngjyrë artificiale, i papërshtatshëm për konsum dhe i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.
Në dritën e krizës së fundit globale shëndetësore, vendet duhet të rivlerësojnë qasjen e tyre në trajtimin e sigurisë së zinxhirit të furnizimit me ushqim duke shikuar strategji të reja, rritje të kontrolleve, procedura më të sigurta dhe masa parandaluese, duke siguruar mbrojtje më të mirë për zbatimin e ligjit.