Reflektim mbi Aeroportin e Vlorës
Lajmi i bukur se shumë shpejt do kemi një aeroport në Vlorë u përhap kudo në media së bashku me një eufori e nxitur shumë nga mënyra se si u prezantua. Si çdo qytetare-fshatare e Vlorës, edhe unë fillimisht u lumturova. Një aeroport do të nxisë zhvillimin e turizmit, do sjellë të ardhura për qytetin, do punësohejë njerëz etj.
Por, çfarë problemi ka me aeroportin?
A do e sjellë vërtetë zhvillimin e turizmit ky aeroport? Nëse çdo verë në Vlorë nuk gjen dot një apartament me qira apo hotel sepse janë të gjitha të prenotuar më parë, ku do të qëndrojnë këta turistë? Po nëse në Vlorë pas plazhit nuk bën dot dush sepse është uji me orar, ku do lahen këta turistë? Nëse nuk ka shërbime transporti urban të kënaqshëm dhe ndërurban, si do udhëtojnë këta turistë? Nëse nuk ka organizim-oriendim-vizion për Vlorën që duam të zhvillojmë, cfarë po kërkojmë? Dhe natyrshëm i bëj pyetje vetes: A ka ardhur koha e aeroportit?
Mirëpo, përveç këtyre pyetjeve, sot do doja të ndaja me ju një shqetësim, tjetër, ndoshta më të rëndësishëm se ai i pari. Zona e përcaktuar për ngritjen e këtij aeroporti është një nga zonat më të veçanta dhe më të rëndësishme në Shqipëri dhe më gjerë: në Peisazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë (kërko më shumë në internet). Kjo zonë mbulon një sipërfaqe totale prej 194.12 metër katror, që përfshin lagunën e Nartës së bashku me grykëderdhjen e Vjosës dhe zonat përreth saj duke përfshirë fshatin Akërni.
“Vjosë-Narta strehon 26 lloje Globalisht të Rrezikuara dhe është kështu një zonë ruajtja e së cilës ka një interes mbarë botëror. Përveç kësaj, kompleksi regjistron 189 lloje të Rrezikuara në Shqipëri, fakt që e rendit atë në një zonë të vyer e cila meriton të ruhet me kujdes.”Për ta bërë më familjare, dua t’ju kujtoj që është “ai vendi me flamingo” që duket kudo ku promovohet Shqipëria.
Kjo lagunë është tashmë habitati i flamingove, pelikanëve, rosave të egra etj. Pasi doli ligji i moratoriumit të gjuetisë, shpendët në lagunë u shtuan dhe bashkë me to, edhe krenaria jonë. Çdo televizion foli për spektaklin që këto shpendë dhuronin, ndërsa tani çdo televizion hesht përballë rrezikut të zhdukjes së këtyre shpendëve me ndërtimin e këtij aeroporti. Ruajtja e biodiversitetit është detyrë e jona si qytetarë të Vlorës dhe detyrë e shtetit tonë
A është kjo kostoja që duhet të paguhet për ngritjen e aeroportit? Nëse aeroporti është kaq i domosdoshem, nuk mund të gjendet një tjetër vend për ta ndërtuar, aty ku dëmi do ishte më i vogël? A mund të jemi të gjithë një zë në mbrojtje të thesareve tona, apo ti themi sërish Leonardo di Caprios?
Nga Klarida Bregaj














![]() | ||
![]() | ||
![]() | ||
![]() | ||
![]() | ||
![]() | ||
![]() | ||
![]() | ||
![]() | ||
![]() | ||
![]() | ||
![]() | ||
![]() | ||
![]() |