Reklamimi masiv i ushqimeve të pashëndetshme
Ushqimi aspak i shëndetshëm është ajo që zë pothuaj gjithë hapësirën e reklamave ushqimore në televizion. Kështu sipas Sustain (Aleanca për Ushqim dhe Bujqësi më të Mirë), një organizate aktiviste për një sistem të qëndrueshëm të prodhimit bujqësor dhe ushqimit ka dalë në përfundim të studimit se 99% e reklamave transmetuar gjatë emisioneve apo kanaleve për fëmijë janë produkte me nivele të larta sheqeri, kripe dhe yndyre. Produkte këto aspak të shëndetshme. Edhe pse jemi çdo ditë e më shumë të ekspozuar ndaj sëmundjeve të lidhura me konsumimin e ushqimeve jo të shëndetshme, shumëkush prej shqërisë në tërësi, përfshirë qeverinë, autoritetet lokale, bizneset e ndershme, organizatat e ndryshme aktiviste, qytetarët, kanë pranuar nevojën për të rritur shkallën ndërgjegjësimit lidhur me këtë çështje.
Një tjetër organizatë aktiviste për ushqimin e shëndetshëm ( Food Active), në vitin 2018 i bashkoi forcat me organiatën Sustain në lidhje me këtë fenomen. Duke kontaktuar autoritetet lokale dhe partneritetet ushqimore ata vurë re se komunitetet lokale kishin në dorë një impakt të gjerë për të ulur numrin e reklamave që promovonte ushqim më pak të shëndetshëm (ushqim të me nivele të larta në yndyrë, kripë ose sheqer), në zonën në të cilën ata jetojnë. Nga ana tjetër u mësua se pak sipërmarrje janë apo kanë hapësirë për ndërgjegjësimin e konsumatorit për të njohur më tepër ushqimin që zgjedh të konsumojë dhe kjo është afërmendsh e qëllimshme: të mos rrisim fëmijë por konsumatorët e së ardhmes.