Një qytet i gjelbëruar
Është e mirëstudjuar tashmë se pyjet, parqet, kopshtajet rreth e qark shtëpisë janë një dobi e madhe për shëndetin tonë mendor. Por së fundmi një studim nga Universiteti i Aarhus ne Danimarkë ka dalë në përfundimin se fëmijët që u mohohet një frekuentim i rregullt i mjediseve të gjelbëruara dhe vetë natyrës kanë në 55 % më shumë gjasa për të zhvilluar depresion dhe çrregullime të tjera psiqike krahasuar me ata fëmijë që kanë të mundshme jetesën në mes të natyrës.
Por në qytetet e betonizuara e blloqe palatesh të pafundme zhytur në smog, krijimi i oazeve të gjelbërta në qytetet tona nuk është i dobishëm vetëm për shëndetin tonë. Hulumtimi i ri i botuar nga revista shkencore ‘Plos One’ sugjeron që kopshtet urbane, parqet apo lulishtet përskaj rrugëve luajnë një rol jetësor në rritjen e numrit të bletëve dhe pjalmuesve të tjerë falë larmisë së tyre të bimëve që lulëzojnë në mungesë të pesticideve.
Raporti del në rezultat se kopshtet urbane të cilat janë mjaft dobiprurëse për insektet për shkak të shumëllojshmërisë së luleve sezonale. Studiuesit zbuluan se numri i pjalmuesve në kopshtet këto urbane tërhiqnin po aq bletë dhe pjalmues të tjerë sa edhe kopshtet e lulet të e zonave rurale, larg qytetit. Madje nuk është për t’u nelizhuar se edhe një ngastër e vogël toke, apo një minikopësht në tarracë apo një vazo në ballkon mbjellë me, me bimë që tërheqin pjalmuesit si për shembull livando, trëndafila, rozmarinë, dafinë, trumzë, nuk është një kontribut i vogël, siç mund të mendohet.