Rëndësia e pavlerësuar e polenizuesve
Polenizuesit janë një pjesë e larmishme dhe e përhapur e biodiversitetit tonë. Pa shërbimet e pjalmimit, ne do të humbnim shumë fruta, arra dhe perime nga dieta jonë, dhe shumë produkte dhe materiale të tjera të rëndësishme ushqimore, të tilla si vajra vegjetale, pambuk dhe liri. Përveç këtyre përfitimeve materiale, shoqëria përfiton në mënyra të shumta drejtpërdrejt ose tërthorazi nga shërbimet e polenizuesve dhe ndikimi i tyre në cilësinë e ekosistemit, përfshirë shëndetin dhe mirëqenien tonë, sportin dhe rekreacionin, arsimin, turizmin dhe kulturën.
Popullsitë e polenizuesve të egër – psh. bletët, fluturat dhe brumbujt – kanë rënë ndjeshëm në të gjithë Evropën gjatë dekadave të fundit. Për shembull, në Gjermani gjatë 27 viteve të fundit janë vlerësuar ulje sezonale të më shumë se 75% të biomasës totale të insekteve fluturuese, ndërsa monitorimi sistematik në disa shtete anëtare të BE -së ka treguar rënie prej rreth 75% që nga viti 1990 dhe prej rreth 40% në biodiversitetin e specieve të fluturave në të gjithë BE -në.
Për më tepër, Lista e Kuqe Evropiane e Bletëve e publikuar në 2014 arriti në përfundimin se në nivelin e BE-27, mbi 9% e specieve të bletëve të egra kërcënohen me zhdukje dhe më shumë se 50% e specieve të bletëve të egra të Evropës nuk janë të njohura sa duhet për të vlerësuar statusin e tyre të ruajtjes (konservimit).
Diku midis 75% dhe 95% të të gjitha bimëve të lulëzuara në tokë kanë nevojë për ndihmë për procesin e pllenimit/ pjalmimit – ata kanë nevojë për organizmat polenizues. Polenizuesit ofrojnë shërbime pjalmimi për mbi 180,000 lloje të ndryshme bimësh dhe më shumë se 1200 kultura. Kjo do të thotë se 1 në çdo tre kafshata ushqimi që hani është atje për shkak të polenizuesve. Përveç ushqimit që hamë, polenizuesve mbështesin ekosisteme të shëndetshme duke çliruar oksigjen dhe pastruar ajrin, stabilizojnë tokën, mbrojnë nga moti i keq dhe mbështesin kafshët e tjera të egra.
Nga Greta Malaj