Restoranti ku të gjitha porositë vijnë gabim
Një nga gjërat më zhgënjyese që mund të ndodhë kur hani jashtë është të porosisni një pjatë, por të merrni një tjetër. Çuditërisht, një restorant po ofron pikërisht këtë – Restoranti i porosive të gabuara (një titull i mençur në një libër do të ish Restoranti i shumë porosive) është hapur në provincën Toyosu të të Tokios dhe misioni i tij ishte të punësonte kamarierë të cilët vuajnë nga çrregullimet mendore.
Premisa e restorantit pop-up, i cili ishte në një periudhë prove prej dy ditësh në qersor të vitit 2017-të , ishte për të testuar nëse personeli I zgjedhur do të gabojë porosinë tuaj apo jo. Por në këtë provë ndodhi që kur klienët e dinin paraprakisht gjendjen e situaten e punonjësve të këtij restoranti, ata të ndryshonin katerciiperisht edhe perceptimin mbi atë se çka mund të ndodhte në këtë vend me porositë e tyre. Kjo përvojë bëri të kuptonin se me pak mirëkuptim nga ana e klientëve, personeli jo i zakonshëm në këtë restorant mund të ndihej si pjesë funksionale e shoqërisë.
Blogerja japoneze e ushqimit Mizuho Kudo vizitoi këtë restorant dhe pati një shpërthim të menjëhershëm kur porosia iu servir. Ajo fillimisht porositi një hamburger, por përfundoi të kishte kunguj gioza, por gjithçka doli të ishte nje e papritur e kendshme kur mësoi se personeli nuk ishte si ata që ish mësuar në restorante të tjera. Kudo gjithashtu pohoi se kamerierët ishin plot buzëqeshje dhe dukej se po argëtoheshin shumë.