Rezistenca e popujve indigjene ka ndihmuar në uljen e prodhimit të gazrave serë
Rezistenca e popujve indigjene ka ndaluar me një vlerë prej të paktën 25% të emetimeve vjetore të gazrave serë në Kanada dhe SHBA. Popujt indigjenë kanë udhëhequr prej kohësh luftën për të mbrojtur Nënën Tokë dhe e vetmja mënyrë për të patur një të ardhme të sigurtë është mosinjorimi i njohurive mençurisë së popujve indigjenë trashëguar ndër breza dhe mbi të gjitha mbajtja e lëndëve djegëse fosile në tokë.
Këtë muaj, Indigenous Environmental Network dhe Oil Change International kanë publikuar një raport të ri të titulluar Rezistenca Indigjene kundër Karbonit. Raporti analizon ndikimin që rezistenca indigjene ka pasur në harkun e dhjetë viteve ndaj projekteve të karburanteve fosile në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, e konkretisht në emetimet e gazrave serrë.
Nga lufta kundër terminalit të eksportit të qymyrit Cherry Point në territorin e Lummi deri në luftimet kundër tubacioneve që kalojnë e ndërthuren me tubacionet e ujit, mbrojtësit vendas të tokës kanë ushtruar të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre për të ndaluar jo vetëm projektet e karburantit fosil dhe gazrave të tyre, por krijojnë edhe besushmërinë tek njerëzit e zakonshëm se rezistenca bën vërtet ndryshim. Sipërmarrja e tyre do u jasp zemër mijëra aktivistëve të tjerë në angazhimet e tyre për drejtësisë sociale.
“Komunitetet indigjene që i rezistojnë projekteve të naftës, gazit dhe qymyrit në të gjithë territorin e tyre po demonstrojnë udhëheqje të vërtetë kundrejt krizës klimatike sot në botë,”- u shpreh Kyle Gracey nga Oil Change International.E duket se respektimi dhe nderimi i mençurisë dhe kurajës së popujve indigjenë për të mbrojtur Tokën me çdo kusht mbëtët një factor i rëndësishëm ndaj sitatës së ngrohjes globale.
Lexoni raportin e plotë:
https://www.ienearth.org/indigenous-resistance-against-carbon