Riciklimi – Historiku i ripërdorimit të materialeve qysh prej antikitetit
Të gjithë flasin për riciklimin, por pak njerëz e dinë historikun sesi lindi dhe u zhvillua.
500 vite para Krishtit, Athina kishte programin e parë për grumbullimin e mbeturinave. Ligjet e saj përcaktonin që mbeturinat duhet të hidheshin të paktën 1.6 km larg nga muret e qytetit.
Në shekullin IX në Japoni u realizua riciklimi i parë i letrës. Ndërtimi i fabrikave të letrës nxiti riciklimin e saj që të ruheshin materialet dhe të maksimizohej prodhimi.
Në vitin 1690, Ëilliam Rittenhouse ndërtoj fabrikën e parë të letrës në Amerikë. Ai përdori pëlhura të vjetra prej pambuku dhe liri për të prodhuar letër të ricikluar që përdorej për shtypje dhe botime.
Lufta e parë dhe e dytë botërore i detyroj shtetet që të gjenin zgjidhje të reja për menaxhimin e burimeve. ShBA dhe Mbretëria e Bashkuar kërkuan ndihmën e qytetarëve që të riciklonin mbetjet për të siguruar materiale për luftë.
Në vitin1897 në Neë York nisi klasifikimi i materialeve të riciklueshme në metale, letra, pëlhura.
Në 1904 në Chicago u hapën impiantet e para të riciklimit të kanaçeve të aluminit.
Në 1970 Amerika ishte në kërkim të një simboli për letrën e ricikluar. 23 vjeçari Gary Anderson student i inxhinierisë prezantoj idenë e tij, 3 shigjeta në formë rrethi që ndjekin njëra tjetrën duke fituar 2.000$.
Në 1983 në Kanada u prezantua kutia blu për riciklimin e plastikës, letrës, qelqit, aluminit, çelikut dhe materialeve të tjera. Sistemi u miratua në të gjithë globin dhe përdoret deri më sot.
Në 1987 anija “Mobro 4000” qëndroj me muaj në oqean duke kërkuar një vend për të hedhur ngarkesat me mbeturina. Historia u transmetua në media dhe nxiti amerikanët për nevojën e riciklimit.
Në 1991 në Zvicër nisi riciklimi i elektronikës.
Në fillimin e viteve 2000 nisi grumbullimi i mbetjeve organike në San Francisco.
Në 2006 në ShBA prodhuesi i kompjuterave Dell ishte kompania e parë që nisi riciklimin falas për produktet e saj, shembulli i saj u ndoq nga kompani Sony dhe Apple.
Në 2011 ligjvënësit në Kaliforni miratuan normën e riciklimit në 75% deri në 2020.
Në 2012 McDonald’s zëvendësoi gotat prej polisteroli me gota prej letre.
Në 2014 IBM zbuloj një klasë të re të polimerëve industrialë të cilët kanë aftësi të riparohen vetë pasi krijojnë lidhje molekulare.
Në 2015 Mbretëria e Bashkuar vendosi një tarifë prej 5 qindarka në dyqane për klientët që donin një qese plastike. Nga momenti i vendosjes së tarifës, përdorimi i qeseve plastike ra me 80% në Angli.
Në 2016, një ekip shkencëtarësh japonezë zbuluan disa baktere që konsumojnë plastikën që gjendet në shishet e ujit.
Aleksandra Stambolliu