Rimodelimi i sistemit të edukimit
“Ne po kërkojmë fëmijë që janë të lumtur dhe të aftë për të mësuar, të aftë t’i besojnë vetes dhe instinkteve që kanë si dhe të gatshëm që t’i ndjekin interesat e tyre,” thotë Salima, një anëtare e komunitetit “Rimodelimi i Edukimit” sipas së cilës të kalosh kohë në natyrë është çelësi për të arritur deri tek ndryshimi i asaj që deri vonë njihej si metoda e të edukuarit të fëmijëve.
Për Salim, një shembull praktik që përvoja kur ajo mori një klasë fëmijësh për të parë Lumin Thames, për herë të parë. “Ata mund t’i përgjigjeshin një pyetjeje gjeografike, pra se çfarë është lumi, por asnjëri prej tyre nuk e kishte ndjerë kurrë një lum, nuk kishte nuhatur një lum, nuk kishte bashkëjetuar me lumin apo të qe kujdesur për tjetrin,” thotë ajo. “Pati një shkëputje me botën përreth tyre.”
Në mënyrë të ngjashme, në Free We Grow, Salim inkurajon fëmijët të njohin dhe të duan pyjet lokale. Madje, falë kësaj metode të rë edukimi, kur njëra prej pemëve duhej prerë, njëri prej fëmijëve i shkroi një letër këshillit lokal në shenjë proteste. “Kjo hapi dialog për përmirësimin e habitatit, duke përfshirë idenë e mbjelljes së një lisi vendas në vend të tij,” – tregon Salim.
“Rimodelimi i Edukimit” ofron një program për edukatorët që konsiston në një kamp pesë-ditor të thellimit nëpër njohuri të reja, thirrje të rregullta në Zoom, një manual trajnimi, mentorim dhe materiale burimore. Pjesëmarrësit gjithashtu inkurajohen të lidhen me “veten e tyre egoiste” po thënë me fjalë të tjera, natyrën e tyre autentike, të gjallë, kurioze dhe të bëhen pjesë e një komuniteti me mendje të njëjtë.
“Një person ose sistem i rimodeluar është ai/ajo që gjallëron në ekuilibër,” thotë Salim. Dikush që është në kontakt me veten autentike është më i aftë të lidhet me natyrën dhe njerëzit e tjerë!
Hope – një tjetër pjesëmarrëse pajtohet me këtë mendim. “Ka të bëjë me aftësinë për të qenë autentik; duke çuar në pranimin e vetes dhe ndjenjën e vlerës për veten,” thotë ajo. “Dhe nëse e ndiejmë këtë për veten tonë, atëherë mund ta shtrijmë atë tek të tjerët – pavarësisht nëse është një pemë, një lundër uji, një mace apo një qen.”
Gjatë gjithë programit, pjesëmarrësit diskutojnë dhe eksplorojnë se si mund të duket një arsim i rimodeluar. Hope ofron një shembull të një linje të veçantë pyetjesh sipas kësaj logjike: “Në aspektin ekologjik po flitet shumë për rifutjen e specieve, si ujku ose kastori. Ndikimi i këtyre specieve ka qenë dramatik dhe i gjerë. Nëse e përkthejmë këtë në arsim, çfarë do të ndodhte nëse – për shembull, liria, besimi ose barazia, në mënyrë të ngjashme të ‘rimendohen’ si vlera qendrore që mbështesin sistemet tona edukativo-arsimore?
Pra, cili do të ishte ndikimi i kësa mendësiej?” S’do mend që një program i tillë nuk është aspak i lehtë për tu aplikuar sepse kjo kërkon një soj përballje të vlerave tradicionale me ato, të cilat sot njihen si vlerat e vetme dhe absolute. Megjithatë, të rimodelosh sistemin e edukimit dhe arsimit – duket si opsioni më shpresëdhënës për një Tokë më pak të rrënuar!